Nadal është tërhequr nga turneu në Brisbane

Tenisti spanjoll Rafael Nadal u tërhoq nga turneu ndërkombëtarë Brisbane për shkak të tendosjes muskulore në kofshën e tij të majtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Tenisti i dytë në botë erdh në Australi dhe ishte i lirë në raundin e parë, pasi u tërhoq nga turneu në Abu Dhabi, ku luajti një ndeshje.

Sezonin e kaluar, Nadal për shkak të problemit me lëndime luajti vetëm nëntë turne dhe fitoi pesë tituj. Fituesi i 17 turneve Grand Slam nuk ka luajtur që nga shtatori i vitit të kaluar, por njoftoi se me siguri do të jetë gati për Australian Open që fillon më 14 janar.

Nadal planifikon të stërvitet në Brisbane deri në fundjavë dhe pastaj të udhëtojë për në Melbourne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button