Përveç lindanit, në OHIS ka zhivë, pesticide, pluhur PVC dhe substanca të tjera helmuese

Në territorin e ish-fabrikës Ohis në sipërfaqe prej një hektari, përveç mijëra tonë lindan kancerogjen, janë të depozituar edhe kimikatet tjera toksike për të cilat duhet urgjentisht të gjenden zgjidhje, thonë për “Meta” nga disa institucione kompetente, transmeton Portalb.mk.

Në OHIS ka zhivë, pesticide të tjera, acide dhe pluhur PVC, thotë Meta, ish ministri pa portofol Adnan Qahil.

-Në OHIS ka shumë substanca toksike, ka zhivë ka acid monokloroacetik ka pesticide, herbicide, fungicide, poliakril, estre, pluhur PVC dhe shumë substanca tjera: ekziston një listë e tërë e kimikateve të cilat janë OHIS. Fabrika që moti ka ndërprerë punën. Vallë ato janë ruajtur siç duhet nuk e di, sepse s’kam pasur mundësi të hyj dhe të shoh. Besoj se po, por edhe ato që janë depozituar mirë nuk do të thotë se ato duhet të hiqen, sepse është e mundur të pëlcet diçka dhe të ketë rrjedhje – thotë Qahil.

Sipas tij, një pjesë ka të ngjarë të shitet për shkak se janë të paketuara, por një pjesë tjetër, thotë ai, ndoshta janë të shpërndarë gjithandej.

“Do të shohim se çfarë do të bëhet me to, duhet të bëhen analiza, ekzaminime. Nuk është bërë deri në fund ashtu siç duhet. Tani për herë të parë jemi duke punuar sistematikisht në të gjithë problemin”, shton Qahil.

Se ka zhivë, që është shumë toksike, konfirmon Suzana Andonova nga zyra e POP në Ministrinë e mjedisit.

“Zhivë ka në pjesën ku ishte reparti i elektrolizës. Edhe zhiva do të jetë subjekt i pastrimit të mëtejshëm, ndërsa teknologjia që do të zgjidhet për pastrimin e  lidanot, nëse do të mund të përdorej edhe për zhivën do të ishte mirë. Nuk ka hulumtime të sakta për sasinë e zhivës që është atje, por ka edhe fotografi ku shihen njolla të tëra të zhivës që do të thotë se ajo në të hapur avullohet tërë kohën”, thotë Andonova.

Kryetari i komunës Kisella Vodë, ku gjendet OHIS-i, thotë se pavarësisht se kimikatet ruhen siç duhet, ato duhet të pastrohen.

“Në OHIS nuk ka vetëm lindan, ka edhe pesticide e kimikate të tjera që janë përdorur në procesin e prodhimit. Ka zhivë, ka klor, vinilklorid. Ato me mbylljen e OHIS-it është dashur të trajtohen: e di se aktualisht ruhen, janë të depozituara, por në afat të gjatë duhet të hiqet për shkak se procesi i prodhimit atje është i ndërprerë dhe ato nuk mund të përdoren më tutje, ndërsa janë rrezik për komunën tonë dhe Komunën fqinje të Aerodromit”, thotë Temellkovski.

Zhiva është neurotoksike. Efektet toksike përfshijnë dëmtime të trurit, veshkave dhe mushkërive. Helmimi me zhivë mund të rezultojë në disa sëmundje.

Vinilkloridi është gjithashtu një kimikat shumë toksik. Është kancerogjen dhe klasifikohet në Grupin 1 të substancave kancerogjene.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button