Joveski për amnistinë: Nëse do të varej nga unë dhe Ruskovska, nuk do të ndodhte

Kryeprokurori Lubomir Joveski në një intervistë për MIA, në lidhje me çështjen e amnistimit të disa prej dhunuesve të ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë, ka deklaruar se ajo është politike dhe për atë nuk e komenton, njofton Portalb.mk.

“Nëse kjo do të varej nga unë dhe nga prokurori i cili e përfaqëson lëndën, Vilma Ruskovska, nuk do të ndodhte. Megjithatë ky është qëndrimi im profesional, ndërkaq Kuvendi gjatë miratimit të ligjit ka vlerësuar edhe tjera rrethana të lëndës. Por, patjetër të them se procedura për amnisti ka kontribuuar edhe për sqarimin e disa pjesëve të ngjarjes.  Deklaratat në gjykatore, e kanë habitur shumë kënd, dëshpërimi i qytetarëve dhe reagimi, por përsëris se ky është vendim politik. Prokuroria është e obliguar që ta aplikojë ligjin”, theksoi Joevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button