Xanakopollus: Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Kuvend me mbi 151 vota

ëdhënësi i Qeverisë së Greqisë dhe ministër pa resor Dimitris Tzanakopoulos, në një intervistë për “News247” edhe një herë ka përsëritur se ekziston shumicë në Parlamentin grek për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës.

Ai tha disa ditë pas votimit, do të ratifikohet edhe protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Qëllimi i qeverisë, por edhe lidhjet parlamentare që janë formuar në këtë moment tregojnë se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet me mbi 151 vota, ashtu siç duhet”, tha zëdhënësi i qeverisë greke.

Ai i demantoi dhe i quajti spekulime se protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të ratifikohet pas zgjedhjeve në Greqi, duke shtuar se “ato nuk kanë të bëjnë me realitetin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button