Rouhani: Të gjithë muslimanët duhet të ndihmojnë palestinezët

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) me sanksionet ekonomike dhe me bllokadën e plotë dëshirojnë të ushtrojnë presion mbi Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga kabineti i presidentit iranian, thuhet se Rouhani priti Ziyad En-Nahale, Sekretarin e Përgjithshëm të Lëvizjes palestineze Xhihadi Islamik dhe diskutuan çështjen palestineze dhe sanksionet amerikane kundër Iranit.

Rouhani tha se është e mundur të arrihet sukses kundër komploteve amerikane dhe izraelite, të cilën e ka treguar Irani me rezistencën dhe luftën e tij në 40 vitet e fundit.

“Nuk kam asnjë dyshim se do të fitojmë armiqtë në këtë luftë ekonomike. Populli ynë është i bashkuar dhe unik në rezistencë dhe luftë”, tha Rouhani.

Ai gjithashtu theksoi se të gjithë muslimanët duhet të ndihmojnë popullin palestinez për të realizuar të drejtat e tyre dhe t’i kthejnë refugjatët në shtëpitë e tyre dhe që Kudsi të jetë kryeqyteti i një Palestine të pavarur.

“Lufta e popullit palestinez vazhdon deri në përmbysjen e regjimit sionist. Regjimi sionist, me mbështetjen e pushtetarëve të rinj nga Shtëpia e Bardhë, zbaton një plan të hegjemonisë mbi të gjithë rajonin. Palestina është vetëm një pjesë e atij plani”, tha Rouhani.

Ai theksoi se përveç luftës dhe rezistencës, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për palestinezët që të fitojnë të drejtat e tyre.

En-Nahale gjatë vizitës në Iran u takua gjithashtu edhe me udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Hamenei, shefin e diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif dhe disa zyrtarë të lartë shtetërorë të Iranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button