30 ditë paraburgim për gjilanasin që vrau aksidentalisht gruan natën e Vitit të Ri

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit J. J..

I pandehuri më 01 janar 2019, rreth orës 00:10 minuta, në fshatin Selishtë të Komunës së Gjilanit, nga pakujdesia, me pushkën e tij të gjuetisë, të cilën e ka poseduar pa leje dhe autorizim, e ka larguar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën Z. J..

“Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale vrasje nga pakujdesia nga neni 181 dhe mbajtja në kontroll, posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri, mund të arratiset apo fshihet dhe në këtë mënyrë do të pamundësohet rrjedha normale e procedurës penale.

“Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit” thuhet më tej nga Gjykata Themelore në Gjilan, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button