U përballën më të mëdhenjtë e tenisit botëror, ja kush fitoi

Roxher Federer ka mundur Serena Uilliams në ndeshjen mikse të zhvilluar mes dy emrave më të mëdhenj të tenistit botëror të këtyre viteve, në Kupën Hopman në Australi.

Federer ishte në këtë ndeshje çift me Belinda Bencic, ndërkohë që Williams me Frensis Tiafo në një ndeshje që përfundoi në shifrat 4-2 4-3 5-3, transmeton Top Channel.

Si Federer ashtu edhe Williams janë në moshë 37-vjeçare dhe asnjëherë më parë nuk ishin përballur në një ndeshje të ngjashme.

“Luajta kundër tenistit më të madh të të gjitha kohërave,” – tha Williams, fituese e 23 slemeve pas përfundimit të ndeshjes kundër zviceranit që në karrierën e tij ka fituar 20 sleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button