Gjykatësja Kallkovska prej në fillim do t’ia masë dhimbjen shpirtërore Gruevskit nga “shpifja” e Zaevit

Më 22 janar të vitit 2018 në gjykatoren numër 19 në Gjykatën Civile në Shkup gjykatësja, Vesna Kallkovska përsëri duhet që të vendos për padinë për shpifje dhe ofendim të të arratisurit, Nikolla Gruevski për deklaratën e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, në vitin 2014, konfirmojnë nga Gjykata, njofton Portalb.mk.

Kjo vjen pasi që në shtator të vitit të kaluar pesë gjykatës suprem kanë vendosur pozitivish për kërkesën për revizion të cilën e kanë dorëzuar avokatët të Zaevit. Me vendim të plotëfuqishëm, Zaev u dënua se publikisht ka shpifur kundër ish kryeministrit Nikolla gruevski për shitjen e “Bankës së Maqedonisë”.

“Revizioni është miratuar. Vendimet janë shfuqizuar dhe janë kthyer në shkallë të parë që për të njëjtat prej në fillim të veprohet dhe të vendoset”, konfirmojnë nga Gjykata Supreme për “Makfax”.

Nuk dihet nëse seanca do të mbahet më 22 janar, pasi që Gruevski është arratisur jashtë shtetit, ndërkaq ish avokati i tij, Nikolla Dodevski gjatë kohë nuk e përfaqëson të njëjtin.

Bëhet fjalë për dy vendime me të cilat gjykatat e kanë konfirmuar se Zoran Zaev ka shpifur kundër Gruevskit. Me vendimin e Gjykatës Themelore Shkupi 2, Zaev duhej që t’i japë Gruevskit 50.000 euro për shpifje dhe ofendim. Gjykatësit e apelit, në vendimin e plotfuqishëm e kanë konfirmuar se është shpifur kundër Gruevskit, por në vendim thuhet që të përsëritet procedura vetëm për lartësinë e dënimit dhe përsëri të shqyrtohet se sa është e rëndë “dhimbja shpirtërore” e ish kryeministrit.

Avokati i Gruevskit, asokohe e uli kërkesën nga Zaevi nga gjysmë milion euro në 50.000 euro, me sqarimin se paratë nuk janë motiv për dorëzim të padisë, por që të tregohet nderi i kryeministrit. Më pas, Gruevski nëpërmjet Dodevskit hoqi dorë edhe nga ajo shumë.

Zaev në një deklaratë për opinion tha se babai i krimit në Maqedoni nuk është askush tjetër, përveç Nikolla Gruevskit dhe se ka pranuar para në kesh me vlerë prej 1.5 milionë euro nga një biznesmen i huaj dhe me çka e ka dëmtuar shtetin për 225 mijë euro për tatim të papaguar, por edhe personalisht ia ka shitur “Bankën e Maqedonisë” në Shkup një biznesmeni kontrovers Jofica Stefanoviq i njohur si Nini i cili ka disa ndërmarrje ofshor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button