Në ditën e parë të vitit Adelina Ismaili sjell këngën e re (VIDEO)

Këngëtarja e mirënjohur, Adelina Ismaili, vitin 2019 e ka nisur me një projekt të ri muzikor.

Ajo sapo ka lansuar për fansat këngën e saj më të re “Sa 1000 engjuj”, e cila është një baladë e punuar bukur dhe lehtë, shkruan Telegrafi.com. 

Muzika i është besur kompozitorit të njohur francez, Frédéric Chateau, gjersa kënga është orkestruar në studion e Florent Boshnjakut.

Për vargjet e tekstit është kujdesur vet Adelina, e cila tashmë njihet si tekstshkruese e disa këngëve të saj.

“Sa 1000 engjuj” është publikuar në YouTube edhe me një klip mjaft të veçantë, i cili ngjason me një përrallë.

Në video, diva vjen elegante dhe tërheqëse me një fustan të bardhë dhe të gjatë, ndërsa interpreton mes efeksteve vizuale të skenës.

Adelina pritet të jetë shumë aktive edhe gjatë vitit 2019 me projekte të reja muzikoree koncerte të shumta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button