Britani e Madhe, 3 të plagosur gjatë një sulmi në natën e Vitit të Ri

Gjatë një sulmi me armë të ftohtë të kryer në një stacion hekurudhor në Manchester, Britani të Madhe, tre persona kanë ngelur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Incidenti ndodhi në stacionin e trenit Victoria të Manchesterit në vigjilje të Vitit të Ri, në të cilin sulmuesi plagosi me thikë një burrë dhe grua të moshës 50 vjeçare dhe një oficer policie. Policia ka arrestuar një 25 vjeçar.

Sulmi është duke u trajtuar si një incident i “lidhur me terrorizmin”, tha të martën policia britanike.

“Mendimet e mia janë me të plagosurit në sulmin e dyshuar terrorist në Mançester”, shkroi kryeministrja britanike, Theresa May, të martën në Twitter.

Në postimin e saj, ajo ka falënderuar shërbimet emergjente për siç tha, përgjigjen e tyre të guximshme.

Manchesteri ishte skenë e një sulmi terrorist në vitin 2017, ku një sulmues vetëvrasës, la të vdekur 22 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë në kohën kur publiku po dilte nga një koncert muzikor.

Gjatë një sulmi me bombë të kryer në vitin 2017, në një koncert në Manchester u vranë 22 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button