Vuçiqi thotë se nuk bën të pritet mrekulli rreth Kosovës – “duart i kemi të lidhura”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se është dashur të luftojë 12 raunde boksi me duar të lidhura dhe se ajo që është arritur në raport me zgjidhjen e problemit të Kosovës është reale, duke shtuar se do të ishte “e papërgjegjshme” për të pritur mrekulli.

Ai tha se situata ka qenë e këtillë kur ai ka ardhur në pushtet, se Kosova e shpalli pavarësinë më 2008, se çështja ishte “hequr” nga OKB-ja dhe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte deklaruar se shpallja e pavarësisë nuk kishte shkelur ligjin ndërkombëtar, transmeton KTV.

“Duart i keni të lidhura, dhe duhet të boksoni 12 raunde”, ka thënë Vuçiqi në një intervistë për “Espreso”.

Ai shtoi se në këto rrethanash, “mendoj se kemi luftuar për serbët e Kosovës, dhe ata e kuptojnë dhe e ndiejnë këtë krejtësisht”, transmeton Koha.net.

Vuçiqi tha se mbështetja e tij në Kosovë “asnjëherë nuk ka qenë nën 67 për qind”.

“Edhe në këso situate të vështirë, besoj se kemi arritur atë që ka qenë realiste, dhe do të ishte e papërgjegjshme të shpresohet për një mrekulli”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button