Shpërthimi në një qytet rus, të paktën 7 të vdekur dhe mbi 40 nën rrënoja

Të paktën 7 persona janë konfirmuar si të vdekur nga tragjedia që preku qytetin rus të Magnitogorskut, rreth 1700 kilometra në lindje të Moskës, ku si pasojë e një shpërthimi të tubacionit të gazit, u rrënuan rreth 48 banesa.

Autoritetet raportojnë se situata është vërtetë alarmante dhe se rreth 40 persona besohet se janë ende mes rrënojave të godinave të shembura, ndërsa disa të tjerë janë shpëtuar gjatë pasdites së djeshme, transmeton Top Channel.

Në qytetin e Magnitogorskut ka shkuar edhe presidenti Vladimir Putin, i cili ka shprehur pikëllimin e tij për ngjarjen tronditëse dhe po ndjek nga afër operacionin e kërkim-shpëtimit.

Duhet theksuar se temperaturat në Magnitogorsk janë nga -15, në -22 gradë celsius, ndërsa me kalimin e orëve, zbehet edhe besimi i autoriteteve, që të gjejnë akoma njerëz të gjallë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button