Izraeli nga sot nuk është vend anëtar i UNESCO-s

Izraeli zyrtarisht është tërhequr nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet izraelite që në vitin 2017 paralajmëruan se do të dalin nga UNESCO dhe akuzuan këtë organizatë për anshmëri ndaj palestinezëve.

Sot ky vendim i Izraelit ka hyrë në fuqi dhe vendi më nuk është pjesë e UNESCO-s.

“UNESCO është një organizatë që vazhdon të rishkruajë historinë, ndër të tjera, duke u përpjekur të fshijë lidhjen midis hebrenjve dhe Kudsit”, tha ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon.

Izraeli është vend anëtar i UNESCO-s që nga viti 1949 dhe kjo organizatë ka shkaktuar zemërimin e autoriteteve izraelite me një seri rezolutash që mbrojnë të drejtat e palestinezëve në Kuds dhe El-Halil (Hebron).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button