Spasovski: Nata e Vitit të Ri kaloi më qetë se sa kemi pritur

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot vlerësoi se nata e Vitit të Ri ka kaluar qetë pa prishje të mëdha të rendit dhe qetësisë publike, njofton Portalb.mk.

“Nata e Vitit të Ri kaloi qetë, pa prishje të rendit dhe qetësisë publike në masa më të mëdha, madje edhe nën pritjet e tona. Personalisht pres që do të kemi 2019-të të suksesshme, dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë u dëshiroj shumë shëndet, shumë fat, mirëqenie në shoqëri, bashkë të arrijmë suksese që t’i tejkalojmë sfidat, bashkë të marrin pjesë në ndërtimin e ardhmërisë së vendit tonë dhe t’i ndjejmë të mirat nga ajo që e kemi punuar deri më tani”, tha Spasovksi.

Në lidhje me atë se a do të kandidohet për president të të shtetit, Spasovksi gjatë vizitës së sotme në pikën kufitare Bogorodicë në Gjevgjeli tha se për momentin po mendon vetëm në reformat në MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button