Dimitrov do të shkruajë libër për bisedimet me Greqinë dhe Marrëveshjen e Prespës

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov në një intervistë për MIA, ka zbuluar se po mendon që të shkruajë libër për bisedimet e Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit dhe arritjen e Marrëveshjes së Prespës, njofton Portalb.mk.

“Kam menduar që seriozisht të mendoj për skenimin e draftit për librin e ardhshëm, dokument që do të ngelet si dëshmi për këtë proces të rëndësishëm. Të mos harrohet. Vetëm edhe të gjendet kohë. Më shumë ka pasur momente të rënda. Por, njohja e unikes për momentin, i cili do të mundej që të jetë edhe i fundit, të paktën për një afat të gjatë, vlerësoj se ishte elementi më i rëndësishëm. Por edhe pjekuria jonë nëpërmjet krizës, pasi që pamë se si patriotizmi i supozuar, si mjet për mbulimin e keqpërdorimeve, gjithmonë punon kundër interesave afatgjate nacionale”, thotë Dimitrov.

Ai e veçon takimin me kolegun e tij nga Greqia, gjegjësisht ish ministrin e Punëve të Jashtme, Nikos Koxias në Sunio, pasi që sipas tij, ai ka qenë momenti më kritik në proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button