fbpx

Një sulmues me automjet shtypi dhe lëndoi 9 persona në Tokio

Së paku nëntë persona janë lënduar gjatë një sulmi që ka ndodhur mbrëmë gjatë pritjes së Vitit të Ri në qendër të Tokios, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia japoneze bëri të ditur se 21 vjeçari Kazuhiro Kusakabe me një automjet depërtoi në mesin e turmës së njerëzve të cilët në afërsi të tempullit Meiji kremtonin hyrjen në Vitin e Ri.

Agjencia e lajmeve Kyodo lajmëron se në mesin e nëntë të lënduarve së paku një djalosh është në rrezik jete, ndërsa sulmuesi është arrestuar jo shumë larg vendit të sulmit.

Sulmuesi automjetin e ka marrë me qira në Osaka, ndërsa në të është gjetur një bombol benzine me të cilën sulmuesi planifikonte të djegë automjetin pas sulmit.

Policia njoftoi se sulmuesi ishte një kundërshtar i dënimit me vdekje në Japoni dhe se sulmin me siguri e ka kryer me këtë motiv.

Japonia është midis vendeve me shkallën më të ulët të krimit në botë, ku një nga sulmet më tragjike ka ndodhur dhjetë vjet më parë kur një sulmues në qendër të Tokios vrau shtatë persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button