Izraeli shteti më i dënuar në OKB në vitin 2018

Izraeli ishte vendi më i dënuar në Kombet e Bashkuara (OKB) në vitin 2018, pasi Asambleja e Përgjithshme kaloi së paku 20 rezoluta kundër Tel Avivit për abuzime të të drejtave të njeriut, vendbanime të paligjshme në territorin e okupuar palestinez dhe pushtimin e vazhdueshëm të Kudsit Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Të paktën gjashtë përpjekje të miratuara në fund të nëntorit synuan tërheqjen e vëmendjes ndaj konfliktit izraelito-palestinez dhe një rezolutë e veçantë e miratuar në dhjetor përtëriu dënimin ndaj njohjes së njëanshme të Kudsit si kryeqytet i Izraelit.

Rezolutat e miratuara këtë vit mbështesin përpjekjet e zvarritura për të arritur një zgjidhje me dy shtete për t’i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez, ndërkohë që dënojnë veçmas pushtimin e vazhdueshëm të Izraelit në Lartësirat e Golanit.

Një tentativë e kryesuar nga SHBA për të dënuar Hamasin, të cilën e përshkruante si “organizatë terroriste”, nuk arriti të tërheqë mbështetje të mjaftueshme brenda Asamblesë së Përgjithshme.

Rezoluta u drejtua nga Nikki Haley, ambasaroja e SHBA-së në largim. Ajo tha se OKB e ka dënuar Izraelin të paktën 500 herë gjatë viteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button