Traditat më te cuditëshme të Vitit të Ri nëpër botë

Bota përgatitet të trokasë gotat për ndërrimin e viteve këtë mbrëmje, e ndoshta kjo është një kohë e përshtatshme  për të menduar mbi te miren e te keqen. Ne te gjithe globin, njerezit urojnë më shumë fat e begati në vitin që vjen, e traditat dhe supersticjonet e cuditëshme lidhur me këtë datë nuk mungojnë.Ne Meksike dhe vendet e Amerikes latine, vendasit mendojnë se veshjet e brendshme të kuqe, jeshile e ngjyre te arte apo te verdhe do ti sjellin pasuri e një  dashuri të re, shkruan Bordo.al. 

Kolumbianet janë të bindur se po t`i marrin valixhet me vete gjatë ditës së sotme, viti që vjen do t`i sjellë më shumë udhëtime.

Në Spanjë, thuhet se po të hash 12 kokra rrushi në mesnatë, të cilat perfaqesojne 12 muajt e vitit, dhe te shprehesh një deshirë per secilin prej tyre, të plotësohet!

Ne Itali, tryeza duhet te kete patjeter tjerreza dhe cotechino (sallam me mish derri).

Dy gjera jane te rendesishme per vitin e ri ne Gjermani: shkrirja e plumbit dhe fishekzjarret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button