Protestat në Sudan, policia ka hapur zjarr për të shpërndarë turmën e zemëruar

Kryeqyteti i Sudanit është bërë skenë e një proteste kundër regjimit në të cilën morën pjesë mijëra demonstrues, ndërkohë që policia ka përdorur të shtënat për të shpërndarë turmën e zemëruar, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e presidentit Omar al-Bashir, në orët e pasdites mbushën për herë të dytë bulevardet e kryeqytetit sudanez në mënyrë masive që nga 19 nëntori, kur filluan protestat në vend.

Në të njëjtën kohë, avokatët morën vendim të shkojnë në grevë, pasi një hap të tillë më herët e ndërmorën mjekët dhe farmacistët.

Disa organizata joqeveritare dhe parti opozitare më herët paralajmëruan pjesëmarrjen në protestë.

Grupi protesutes tentoi të marshojë në drejtim të një kazerme në kryeqytet, ndërkohë që policia ka hapur zjarr për të shpërndarë turmën e tërbuar. Gjatë intervenimit, disa demonstrues kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, në disa ndalesa autobusësh dhe qendra transporti janë vërejtur disa automjete të forcave të sigurisë të veshur me rroba civile.

Siç është njoftuar, me rastin e Vitit të Ri dhe Ditës së Pavarësisë, në Khartoum në orët e natës mund të organizohen protesta masive.

Ndryshe, që nga 19 nëntori, në Sudan organizohen protesta kundër kushteve të vështira të jetës dhe krizës ekonomike. Amnesty International ka bërë të ditur se të paktën 37 persona deri më tani kanë humbur jetën gjatë protestave në shtetin afrikan. Ndërkohë, qeveria ka njoftuar për 19 të vdekur, përfshirë dy oficerë të sigurisë, dhe për 406 të plagosur, prej të cilëve 219 pjesëtarë të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button