Australia hyri në vitin 2019 me spektakël fishekzjarresh

Australia e cila është një nga kontinentet e para në botë që hyn në vitin e ri, me një spektakël fishekzjarresh ka pritur vitin e ri 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në ceremonitë e pritjes së vitit të ri në shumë qytete të Australisë, kryesisht në Sydney dhe Melbourne janë zhvilluar spektakle të ndryshme ndërsa për krijimin e pamjeve shumëngjyrëshe janë shpenzuar tonelata me fishekzjarre.

Miliona njerëz kanë ndjekur festimet për ndërrimin e motmoteve në Australi e cila ka hyrë në vitin e ri pas vendeve Kiribati, Tonga, Samoa dhe Zelanda e Re të cilat janë në rajonin e Paqësorit.

Në Melbourne nga 22 pika janë lëshuar 14 ton fishekzjarre

Në Melbourne i cili është qyteti i dytë më i madh i Australisë, ceremonia e pritjes së vitit të ri është ndjekur nga afërsisht 250 mijë njerëz dhe janë përdorur 14 ton fishekzjarre ku për 10 minuta në 22 pika janë krijuar pamje të ndryshme shumëngjyrëshe.

Bëhet e ditur se qeveria e shtetit e cila ka shpenzuar 3.4 milionë dollarë për natën e pritjes, ka siguruar të ardhura rreth 8.6 milionë dollarë australianë.

Në Sidney të ardhura 133 milionë dollarë

Bëhet e ditur se më shumë se 1.6 milionë njerëz kanë ndjekur spektaklin ku janë përdorur 8.5 ton fishekzjarre duke u hedhur nga ndërtesa që tashmë janë bërë simbol për festimet e vitit të ri si nga ura portuale Sydney, Opera House dhe ndërtesa të rëndësishme të qytetit, pamje këto të cilat janë publikuar edhe në transmetime direkte nga shumë vende të botës.

Qeveria lokale e cila ka shpenzuar 5.78 milionë dollarë për spektaklin që ka zgjatur rreth 10 minuta, është njoftuar se ajo ka siguruar të ardhura rreth 133 milionë dollarë australianë.

Ndërkohë bëhet e ditur se qindra mijëra njerëz kanë ndjekur ceremonitë e pritjes së vitit të ri të zhilluara edhe në Canberra, Adelaide, Hobart, Perth, Brisbane dhe Darwin të Australisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button