Kapet vrasësi i Cukut; Bledar Jambelli do ekstradohet nga Greqia

Porositësi i vrasjes së ish-drejtorit të policisë Artan Cukut u arrestua në Athinë, njofton TCH. Interpol Tirana konfirmoi se, Bledar Jambelli 38 vjeç, u arrestua nga homologët grekë, pas një operacioni gjatë së dielës që rezultoi i suksesshëm.

Jambelli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në qershor të 2017-ës, pasi kishte prova të besueshme se ai kishte paguar një ekzekutor Mikel Shalarin nga Kuçova për të vrarë kryekomisarin e policisë.

Gjykata e Krimeve të Rënda asokohe dha vendimin për arrest me burg në mungesë për Jambellin, pasi vetë Shalari pranoi të kishte marrë një shumë prej tre mijë eurosh për ta kryer vrasjen. Ai deklaroi se i ishte premtuar se do të merrte 20 mijë euro për këtë vrasje.

Jambelli ishte në hetim prej vitesh nga drejtoria e policisë së qarkut Vlorë, të cilën prej disa vitesh e drejtoi Artan Cuku. Jambelli ishte arrestuar gjatë aksioneve të policisë së Vlorës, dhe për këtë arsye kishte ndërmarrë hakmarrjen, të cilen e porositi tek vrasës me pagesë. Ai akuzohet për vrasje të punonjësit të Policisë së Shtetit, krim i cili dënohet vetëm me burgim të perjetshëm nëse gjendesh fajtor. Interpol Tirana konfimroi se është duke kryer procedurat e shpejtuara për dërgimin e tij nga Greqia në Shqipëri, ku do t’i filloje edhe procesi gjyqësor.

Artan Cuku u ekzekuta në prill të 2017-ës, në afërsi të banesës së tij. Ai kishte një karrierë më shumë se 15 vjeçare në Policinë e shtetit dhe kishte drejtuar poste të rëndësishme. Cuku konsiderohej një ndër policët që udhëhiqte drejtoritë e policisë me dorë të fortë kundër kriminalitetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button