SKOPJE CITY MALL i hap dyert më 4 tetor

Qendra më e re tregtare Skopje City Mall definitivisht i hap dyer më 4 tetor. Informata u konfirmua edhe në ueb-faqen  zyrtare, por edhe në profilin e Skopje City Mall në Facebook.

Në terren mund të shihet se në rrjedhë janë punët përfundimtare të objektit me sipërfaqe të përgjithshme prej 90.000 metrave katror.

Prej gjithsej 150 brendeve-qiramarrës në Skopje City Mall, 40 janë internacionale, të cilat për herë të parë hyjnë në vend, ndërsa të tjerat migrojnë nga qendrat tjera tregtare.

Në pjesën e brendshme  tashmë shihen emrat e një numri të madh të brendeve që kanë marrë hapësira me qira, mes të cilave edhe Trend, hipermarketi Karfur, Zara, Women’s secret, Giovanni Gail, Celio dhe Camaieu, Pennyblack, një pjesë e Maks Mara fashion grup, zinxhiri gjerman i shitorave për kozmetikë DM, Lagerfeld, por edhe brendi I njohur Armani Jeans dhe të tjera.

Konsiderohet se Skopje City Mall do të jetë motori kryesor I ekonomisë në Shkup, meqë planifikon të hap 2.000 vende të punës.

Qendra tregtare, përveç shitoreve, do të sigurojë edhe hapësirë për zbavitje dhe stil jete, që do të përfshijë bare, vende për ushqim, kafiteri, restorante, qendër ahengu dhe 3D salla të kinemasë më bashkëkohore me nëntë salla për projekcione. Pritjet janë se qendra tregtare do ta vë Maqedoninë në hartën e shoping-destinacioneve më të mëdha në rajon, ndërsa do të jetë veçmas atraktive për qytetarët e Kosovës, për të cilët investitori konsideron se janë blerës potencial, kryesisht për shkak të afërsisë të rrugës magjistrale drejt Prishtinës. Ndërtimi i objektit kushton 70 milionë euro. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button