MPB-ja apeloi te qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike

Në vazhdën e festave të fundivitit, Ministria  e Punëve të Brendshme (MPB) ka apeluar deri te qytetarët e Maqedonisë që të përmbahen nga përdorimi i mjeteve piroteknike, dhe nga mjete të tjera që do ta prishin rendin dhe qetësinë publike, njofton Portalb.mk.

“Përdorimi i ilegal i mjeteve piroteknike është e dënueshme me ligjin për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, ligji për mbrojtje nga materiet eksplozive dhe Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë. Përdorimi ilegal të mjeteve piroteknike, me të cilat prishet rendi dhe qetësia publike, dhe siguria e qytetarëve, dënohet me gjobë prej 200-500 euro”, thuhet në apelin e MPB-së.

Nga atje gjithashtu apelojnë që pjesëmarrësit në trafikun publik, të jenë të kujdesshëm dhe në tërësi t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, janë të obliguar që të posedojnë përgatitje dimërore dhe të mos ngasin vetura nën ndikim të alkoolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button