Turqi, këtë vit u neutralizuan 1.746 terroristë

Të paktën 1.746 terroristë janë “neutralizuar” në operacionet anti-terroriste në mbarë Turqinë gjatë vitit 2018, njofton Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizuar” në deklaratat e tyre me çka nënkuptohet se terroristët në fjalë ose janë dorëzuar, janë vranë apo janë kapur.

Ministria njoftoi se kanë kryer rreth 131 mijë operacione anti-terroriste në mbarë Turqinë nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2018.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar afër 235 mijë të dyshuar për krimet që lidhen me drogën dhe kontrabandën, rreth 75 mijë të tjerë për ndihmë dhe nxitje të organizatave terroriste dhe 6.000 të dyshuar të tjerë për trafikim me qenie njerëzore.

Po ashtu forcat e sigurisë kanë sekuestruar rreth 1.650 granata dore, 23 ton materiale shpërthyese, mbi 800 mjete shpërthyese të improvizuara, 1.100 armë me tyta të gjata dhe 503 mijë municione.

Në fushatën e saj 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK-ja, e cila ndodhet në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), është përgjegjëse për vrasjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë.

Në po të njëjtën preiudhë, në total 265.169 emigrantë të parregullt janë kapur gjatë operacioneve, thuhet në deklaratë.

Turqia konsiderohet si rruga kryesore për migrantët e parregullt që përpiqen të kalojnë në Evropë, posaçërisht që nga viti 2011 kur filloi lufta civile në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button