Arrestime të reja në Banja Lukë në protestat “Drejtësi për Davidin”

Pjesëtarët e policisë së Republikës së Serbisë në Banja Lukë kanë arrestuar disa persona për shkak shkeljes së ligjit të rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së protestave “Drejtësi për Davidin”, transmeton Portalb.mk.

Sipas mediave lokale, babai i Davidit, Davor Dragiçeviq është në arrati dhe policia gjurmon pas atij.

“Organizatori i mbledhjes nuk i respekton obligimet e parashikuar me ligj, por me pjesëmarrësit tjerë filloi në shëtitje protestuese nëpër qytet, ku në më shumë lokacione nga ana e pjesëmarrësve të mbledhjes publike janë kryer më shumë shkelje, ndërsa dyshime se janë bërë vepra të caktuara penale”, deklaroi Drejtoria Policore e Banja Lukës.

Suazana Radanoviq, nëna e djalit që ndërroi jetë, David Dragiçeviq, më parë në grupin e facebook-ut “Drejtësi për Davidin” publikoi se policia sërish e ka arrestuar babain e tij, i cili i ftoi protestuesit të kthehen në protesta pas intervenimit me specialistët.

Qytetarët e Banja Lukës dhe anëtarët e grupit “Drejtësi për Davidin” që mbrëmë janë mbledhur në Shesh në shenjë të mbështetjes së familjes së David Dragiçeviq, ndërsa më pas gjatë kohës së protestave e ndërprenë koncertin e Haris Xhinoviq në qytet, forcat speciale të MPB-së të Republikës së Serbisë u shpërndanë nga sheshi, pasi skadoi afati në të cilën u lejua mbledhja.

“mbledhja ishte e lejuar deri në orën 20, ju ftojmë të ikim për shkak sigurisë tuaj. Nëse nuk veproni kështu, do të përdoren mjete ligjore”, tha polici përmes megafonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button