Maqedoni, sot skadon afati për legalizimin e objekteve të ndërtuar pa leje

Sot skadon afati për legalizimin e objekteve të ndërtuar në mënyrë joligjore. Institucionet kompetente thonë se vazhdim të afatit nuk do të ketë si vitin e kaluar kur qytetarët morën edhe një mundësi për legalizimin e shtëpive dhe hapësirave të bizneseve të tyre për të cilat nuk kanë dokumente. Deri tani nuk dihet se çfarë do të ndodhë me ata që nuk do të dorëzojnë dokumente, se a do t’ju shkatërrohen objektet që janë ndërtuar pa leje.

“Sot është dita e fundit nga mundësia që e kanë qytetarët t’i rregullojnë dokumentet dhe t’i legalizojnë objektet. Vazhdim nuk do të ketë”, thanë për 24 info nga Ministria, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave zyrtare në pajtim me Ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprim me objektet e ndërtuara pa leje, në Agjencinë për kadastar të patundshmërive të Republikës së Maqedonisë, deri tani janë legalizuar, gjegjësisht regjistruar në kadastarin e patundshmërisë gjithsej 213.922 objekte. Prej tyre 68.516 në Shkup, 14. 915 në Prilep, në Manastir 11.736.

E gjithë puna e legalizimit ka filluar në vitin 2011 kur Qeveria e atëhershme miratoi Ligj për legalizimin e objekteve pa leje. Afati për legalizim në vitet e kaluar disa herë është shtyrë dhe janë fituar mundësi të reja për legalizimin e objekteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button