Veseli: Për keqardhje sjellja e papërgjegjshme e LDK-së dhe VV-së, e bëjnë për pushtet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kritikuar partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje, të cilat sipas tij nuk po bëhen pjesë e dialogut me Serbinë, me të vetmin qëllim se duan të jenë në pushtet.

Ai në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se të gjitha partitë politike në vend kanë obligim nga qytetarët e Kosovës për të fituar ulëse për Kosovën si shtet të pavarur e sovran në OKB.

“Është për keqardhje sjellja e papërgjegjshme e LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mos pranojnë të marrin përgjegjësi, të mos pranojë të vijë në takime duke krijuar obstruksione e abuzime që tërësisht është ego politike, luftë për pushtet, nuk po njohin tjetër argument për të ardhur në pushtet”, tha Veseli.

Ai me këtë rast i ka bërë thirrje LDK-së dhe VV-së të marrin përgjegjësitë që u takojnë ndaj qytetarëve të Kosovës, ndërsa i porositi se karrigen për pushtet do ta marrin në momentin kur të jetë vullneti i qytetarëve, pasi janë këta të fundit që përcaktojnë se kush duhet të jetë në pushtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button