Arifi – Mustafës: Populli e pa Isën si u ballafaqua me lojërat e fatit

Shefi i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, ka reaguar pas deklaratës së Isa Mustafës lidhur me koncept dokumentin  për lojërat e fatit.

Arifi shkruan se koncept dokumenti për lojërat e fatit që ka iniciuar Ministria e Financave ka për qëllim futjen totale në kontroll të shtetit të gjitha lojërave të fatit.

“Meqenëse flasim për koncept dokument kjo nënkupton që kjo Qeveri po e shqyrton edhe opsionin e ndalesës së plotë por gjithçka është në fazë tepër fillestare”.

“Për gjynah po përpiqet Isa nga LDK me gjet diçka që ja stërshit prapë shpifjet e vitit 2013 për kazino ndaj AAK-së. Fatmirësisht, populli e pa Isën si u ballafaqua me lojërat e fatit!!! Në fakt a kurrë nuk ishte Isa Kryeministër që të përballej me lojëra fati? Dorën në zemër si mos me pas qenë kurrë”, shkruan Arifi në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button