Amerikanët përkujtojnë 11 vjetorin e sulmeve

Amerikanët përkujtojnë sot 11-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001, ku u vranë 3 mijë persona në New York, Washington dhe Pennsylvania. 

Me rastin e këtij përvjetori, presidenti amerikan, Barack Obama do të mbajë një minutë heshtje në Shtëpinë e Bardhë, në momentin e goditjes së kullës së parë në New York. Priten gjithashtu aktivitete edhe në Pennsylvania dhe në Pentagon. 

Sulmet e 11 shtatorit vlerësohen se janë ngjarja më tragjike në tokën amerikane që nga bombardimi japonez në Pearl Harbour në 7 dhjetor 1941./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button