Kodra e Diellit, pasuria natyrore e Sharrit e cila degradohet nga viti në vit (FOTO-VIDEO)

Kodra e Diellit, në çfarëdolloj gjendje të jetë, ende ka vizitorë, jo pse është e rregulluar apo se ka shumë investime por thjeshtë sepse është pasuri natyrore shumë e vlefshme, të cilën ende nuk e kanë lënë të shkatërrohet plotësisht.

Kodra e Diellit

Bora e pamjaftueshme si duket nuk ka penguar vizitorët të kënaqen sot në ambientin e bukur në Kodrën e Diellit në Tetovë. Edhe pse në numër më të vogël se zakonisht në këtë kohë të vitit, sërish gjallëruan këtë pasuri natyrore të kthyer në qendër turistike, njofton Portalb.mk. Pasi që qendra më e vjetër e skijimit në Maqedoni nuk ka pajisje artificiale të dëborës, për dallim nga Mavrova, adhuruesit e skijimit ende nuk mund ta shijojnë këtë sport interesant. Megjithatë, nëpër terrenet e skive në atë pak borë, ne sot pamë dhe dëgjuam buzëqeshjet dhe emocionet e atyre që megjithatë rrëshqitshin me mjete të ndryshme.

Kodra e Diellit

Por, ata që kalonin nga hoteli “Popova Shapka” u ballafaquan me pamje të pakëndshme dhe me ajër të ndotur. Pas hotelit, digjeshin mbeturinat në kosh. Era e rëndë dhe helmuese e tymit, qarkullonte nëpër mal dhe irritonte turistët që thanë se kanë ardhur për ajër të pastër dhe jo për të ndotur.

Koshi që digjet
Tymi në Kodren e Diellit

Më e keqja është se e tërë kjo ndodh para syve të policisë, të cilët në një bisedë me Portalb.mk thanë se s’është hera e parë që personeli i hotelit i djeg mbeturinat në këtë mënyrë.

Policia e painteresuar për tymin

Stafi i hotelit assesi nuk deshi të komentojë për këtë dëm dhe as policia ndjeu ndonjë përgjegjësi. Zjarri u la të fiket vet.
Gjithashtu, edhe ky sezon e priti Kodrën e Diellit pa teleferikun me gjashtë ulëse, pa infrastrukturë të rregulluar, pa vende parkimi dhe me mbeturina të pa pastruara që të presin në hyrje të saj.

Ndërtimet e lëna në gjys

LEXO: Kodra e Diellit shembull tipik i nacionalizmit dhe “federalizimit” maqedonas

Ndërtimet e lëna në gjys

Edhe pse nga Elem Turs thonë për gazetën Koha se deri në fund të janarit që ta lëshojnë edhe shtegun e ri modern i cili ka kohë që paralajmërohet Mal Jelak, kjo le shumë për të dëshiruar. Asgjë nuk ndërtohet dhe asgjë nuk lëviz.

Shkaku i mungesës së borës edhe katër ashensorët për skijim, Teteks 1 dhe 2, Aerodrom dhe Ge, si dhe të dy teleferikët e Shën Ilias dhe një nga shtigjet më tërheqëse të “Ceripashinës” ishin të heshtur.

Ndërtimet e lëna në gjys
Ski ashensorët e prishur

LEXO: Ski qendrat e Maqedonisë të lëna në mëshirë të fatit

Shkaku i borës së pamjaftushme nuk punon ashensori për skijim

Ajo që është problem me vite të tëra në këtë qendër tonë të skijimit mbetet numri i vogël për parkimin e veturave që kontribuon veçanërisht në vikendet dhe gjatë festave, automobilat të parkohen në rrugë disa kilometra jashtë qendrës që e rrit turmën dhe nervozën te vizitorët.
Edhe krahas paralajmërimeve të shpeshta në vitet e fundit, Kodra e Diellit mbetet pa investim më serioz për më shumë vende të parkimit, shtigje të reja të skive dhe ofertë të zgjeruar për akomodim dhe aktivitete të tjera përveç skive që do t’ia kthejë shkëlqimin e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar kur ishte një prej qendrave më të vizituara për ski në ish-Jugosllavinë.
Kodra e Diellit ka rreth 7.000 vila.

Vilat në Kodrën e Diellit

LEXO: Përmbyllet me shumë probleme sezoni turistik në Kodrën e Diellit

Kodra e Diellit

LEXO: Formohet iniciativë për “shpëtimin” e Kodrës së Diellit

Kodra e Diellit

LEXO: U copëtua Kodra e Diellit nga druprerësit (VIDEO)

Xhamia te Kodra e Diellit

LEXO: Tetovë, në Kodrën e Diellit vendoset gurëthemeli i xhamisë (VIDEO)

Kodra e Diellit

LEXO: Kaosi në Kodrën e Diellit, kërkohet ndihma e autoriteteve

LEXO: Mungojnë investimet në Qendrën Turistike për skijim në Kodrën e Diellit
LEXO: Kodra e Diellit, pikë turistike e lënë pas dore
LEXO: Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit, në kushte të këqia

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button