Efektet ekonomike nga NATO nuk janë mit, por realitet i vrazhdë

Pothuajse është e pamundur, në këtë vend, të gjendet njeri i cili me fakte do t’i kontestojë përfitimet ekonomike nga proceset integruese euroatlantike, e në veçanti nga anëtarësimi në NATO. Përvojat rajonale dhe hulumtimet e zbatuara në vendet baltike dhe vendet ballkanike, të cilat u bënë anëtaret më të reja të NATO aleancës, pa dyshim sugjerojnë në numër të konsiderueshëm të përfitimeve afatshkurta dhe afatgjata siç janë rritje e bruto prodhimit të vendit, fluks i zmadhuar e investimeve të huaja të drejtpërdrejta, inkorporimi i  standardeve që do të kontribuojnë drejt përmirësimit të konkurrencës së kompanive dhe të cilësisë së jetës së qytetarëve. Prandaj nuk duhet të habit fakti që në javët e kaluara, para mbajtjes së referendumit për pranim të marrëveshjes me Greqinë dhe anëtarësim të vendit në BE dhe NATO, odat në të cilat janë bashkuar subjektet afariste në Maqedoni dhanë përkrahje të hapur për referendum të suksesshëm, shkruan “Meta“, transmeton Portalb.mk.

Stabiliteti i garantuar sjell investime

Të dhënat statistikore tregojnë që pas anëtarësimit në NATO në vitin 2004 aktiviteti ekonomik në Estoni dhe Letoni, dy republikat e mëhershme sovjetike, është rritur konsiderueshëm. Në vitin 2005 shkalla e rritjes së BPV-së në Estoni është zmadhuar prej 6,5 në 9,5 përqind, kurse në Letoni prej 8,7 në 10,6 përqind. Përveç rritjes së BPV-së, anëtarësimi në NATO sjell edhe rritje të investimeve të huaja. Në Estoni, pas anëtarësimit në NATO investimet e huaja të drejtpërdrejta janë zmadhuar prej 965,8 milionë euro në 3,1 miliardë euro. Tendenca të ngjashme ka edhe në Slloveni, Bullgari, Kroaci, Shqipëri si dhe në anëtaren më të re të aleancës Mali i Zi.

Nga Drejtoria për marrëdhënie me publikun dhe publikime të Bankës Qendrore të Malit të Zi thonë se vendi është bërë anëtare me të drejta të plota në NATO aleancës në qershor të vitit 2017 dhe se për t’u vërejtur efektet e përgjithshme nga integrimi nevojitet periudhë më e gjatë kohore se një vit. Megjithatë, shtojnë ata, përvojat e vendeve tjera tregojnë që integrimi në NATO ka efekt pozitiv në investimet e huaja të drejtpërdrejta, për shkak se janë vërtetim për stabilitet politik dhe ekonomik, që është thelbësor për hyrje të vazhdueshme të investimeve.

“Gjithashtu, hapja e tregjeve në vendet e NATO-s për ndërmarrjet e Malit të Zi është e rëndësishme për përmirësimin e konkurrencës së ekonomisë së Malit të Zi. Duke pasur parasysh se Mali i Zi është destinacion turistik pritet që NATO integrimi të ketë efekt pozitiv në qarkullimin turistik”, thonë nga banka.

Së këtejmi sugjerojnë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka përforcuar qëllimin e investitorëve të huaj që të vazhdojnë, me intensitet të zmadhuar, me realizimin e projekteve të filluara.

“Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat nga hyrjet e përgjithshme të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, të cilat në gashtë muaj e pare të vitit 2018 janë 403,6 milionë euro ose 47,1 përqind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin 2017. Në periudhën e analizuar, vërehet rritje e investimeve pronësore dhe të borxhit, 153,7 milion euro kanë të bëjnë me investime në kompani dhe banka, ndërsa hyrja në bazë të investimeve në patundshmëri ishte 78 milionë euro. Hyrjet e investimeve të drejtpërdrejta të huaja në formë të borxheve ndërmjet kompanive ka qenë 165 milion euro apo 51,2 përqind më shumë në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kur flasim për strukturën e investitorëve sa i përket vendit të origjinës, hyrjet më të mëdha të investimeve të huaja të drejtpërdrejta në gjashtë muajt e pare të vitit 2018 janë shënuar nga Italia 18 përqind e hyrjeve të përgjithshme), Hungaria 13,6 përqind) Rusia (7,8 përqind) dhe Turqia (7,3 përqind)”, thonë nga Drejtoria për marrëdhënie me publikun dhe publikime të Bankës Qendrore të Malit të Zi.

Aftësia konkurruese është më e rëndësishme se investimet

Megjithëse investimet e huaja janë një prej shtytësve kryesor të rritjes ekonomike shumë më e rëndësishme është qasja në tregjet e huaja dhe aftësinë e kompanive të vendit të garojnë në treg të hapur. Anëtarësimi në BE dhe NATO sjell edhe pranim të rregulloreve të reja, standarde të reja dhe investime në arsim që është thelbësor për përmirësim të aftësisë konkurruese të ekonomisë së vendit që tani është në nivel jashtëzakonisht të ulët.

U.d drejtoreshë ekzekutive e Odës ekonomike të Maqedonisë, Biljana Peeva-Gjuriq, konsideron se me rëndësi të veçantë për ekonominë maqedonase është si të motivohen kompanitë e vendit të punojnë në kapacitetin eksportues.

“Statistika tregon se, nga numri i përgjithshëm i personave të regjistruar juridik në shtet, vetëm rreth 6 përqind eksportojnë. Prej tyre, 81 përqind janë mikro apo kompani të vogla, kurse 3,2 përqind janë kompani të mëdha të cilat përbëjnë 80% të eksportit të përgjithshëm në shtet. Së këtejmi, mesazhi padyshim duhet të jetë përkrahje dhe stimulim të orientimit eksportues përmes rritjes së aftësisë konkurruese dhe noviteteve të kompanive vendore që edhe tani shfaqet si dobësi e ekonomisë maqedonase”, thotë Peeva-Gjuriq

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button