Maqedoni: Kush fitoi, kush shpreson dhe kush nuk do të fitojë amnisti për 27-prillin?

Kërkesat për amnisti për sulmin në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të 2017-s, ende janë në përpunim te gjykatësit, njofton Portalb.mk. Nesër Gjykata Penale duhet të vendos edhe për 30 kërkesat tjera.

Thuajse të gjithë akuzuarit për lëndët tjera që lidhen me rastin “E Enjtja e Përgjakshme” kanë kërkuar amnisti.

Për ata dihen se nuk do të kenë amnisti, për shkak se në ligjin për amnisti është theksuar se veprat e tyre nuk do të përfshihen në ligjin për amnisti, dhe se Prokuroria për një pjesë të madhe të tyre është përgjigjur në mënyrë negative.

Ata që nuk kanë fituar amnisti do të kenë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit, e cila është e obliguar që në afat prej tri ditësh të sjellë vendim.

Amnisti nuk kanë fituar: Aleksandar Vasilevski – Ninxha, Nikolla Mitrovski – Kolo, Goran Gjoshevski, Mitko Peshov, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sasho Markovski, Munir Pepiq, Abdufeta Alimi, Mlladen Dodevski, Gorançe Angellovski, Vllatko Trajkovski dhe Vilijam Mihajllovski.

Amnisti nuk kanë kërkuar: Mitko Çavkov, Dushko Llazarov, Jane Çento, Igor Jug dhe Igor Durllovski.

LEXO: Janë amnistuar edhe Betmen, Damovski dhe Jovanovski
LEXO: Është dhënë mendim pozitiv për tre kërkesa tjera për amnisti, ndërsa 14 tjera janë refuzuar
LEXO: Për t’u amnistuar kanë kërkuar edhe Ninxha dhe Angellovi, numri arrin në 38-të

LEXO: Deputeti i amnistuar Mukoski: Sot ndjehem si njeri i lirë
LEXO: Ruskoska: Në fjalët përfundimtare nuk do të ketë asnjë ndryshim të akuzës për “27 Prillin”
LEXO: Deskoska: Të amnistuarve ua falëm, por nuk harrojmë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button