Përvetëson 1.1 mln $ nga autosalloni i BMW-së, blen Mustangun sportiv

Një kontrolluese në autosallonin e BMW-së në Darien, Connecticut, nuk mundi ta kontrollonte veten.

Pasi përvetësoi rreth 1.1 milion dollarë, Vanessa Vence-Small u përballë me pasojat ka fundi i muajit të kaluar, transmeton Koha.net. Gjykatësi Jeffrey Alker Meyer i New Havenit, nga Gjykata e Qarkut e SHBA-së, e dënoi Vence-Smallin me 30 muaj burgim dhe tre vjet lirim me kusht, shkruan autoblog.com.

Nga tetori i vitit 2014 deri në qershor të 2017-ës, 50 vjeçarja Vence-Small mashtroi me llogaritë e autosallonit Darien, shitës zyrtar i veturave të BMW-së. Sipas komunikatës për media të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, ajo ka bërë 65 transferime me vlerë prej 904,659.29 dollarë nga llogaria e autosallonit në llogarinë e saj personale. Po ashtu, ajo ka shfrytëzuar edhe çeqet e Darienit për të përvetësuar 207,777.78 dollarë nga pagesat e kredit kartelave, kontraktorëve dhe për blerjen e një Ford Mustang në version sportiv në vlerë prej 50,000 dollarësh. Gjithashtu, ajo ka shkaktuar edhe një vlerë tjetër dëm në vlerë prej 31,452.08 dollarë nga tarifat e kredit kartelës dhe rimbursimet.

Rasti i Vence-Smallit është hetuar nga Shërbimi Sekret i SHBA-së, Departamenti i Policisë së Darienit dhe Task-Forcës së Connecticutit për Krime Financiare. Pasi u lirua fillimisht me pagesën e garancisë prej 100,000 dollarëve, ajo përfundimisht pranoi fajin për akuzat, përcjell Koha.net. Përveç 30 muajve burgim, asaj po ashtu i është urdhëruar që të paguante kompensimin e plotë. Sipas raportit, deri më tani ajo ka paguar rreth 200,000 dollarë.

Ashtu siç është supozuar, Vence-Small i ka përdorur paratë jo për diçka që kishte nevojë, por për shpenzime të kota. Përveç blerjes së Mustangut sportiv, raportet financiare treguan se ajo i shpenzoi paratë në disa pushime dhe në rimodelimin e interierit dhe eksterierit të shtëpisë së saj.

Vence-Small i kërkohet të shkojë në burg nga 4 shkurti i vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button