Të paktën 22 të vdekur pas kalimit të stuhisë “Usman” në Filipine

Të paktën 22 persona vdiqën pas kalimit të një stuhie që përfshiu këtë fundjavë pjesën qendrore të Filipineve, sipas një bilanci të ri të raportuar nga autoritetet, përcjell Koha.net.

Bilanci i mëparshëm njoftonte për katër të vdekur. Megjithëse intensiteti i erës së stuhisë “Usman” nuk ishte shumë i fuqishëm, shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje të tokës dhe përmbytje në rajonet e Bicolit dhe Visayasit.

Pjesa më e madhe e viktimave u gjetën të mbytur nga niveli tepër i lartë i ujit ose nga rrëshqitjet masive të dheut. Numërohen 16 të vdekur në rajonin e Bicolit dhe gjashtë në Visayas lindore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button