Koxias: Nuk do të vdes pa shëtitur sërish i buzëqeshur nëpër Shkup

Për miqësinë mes dy popujve, efektet pozitive që për të dy vendet do t’i sjellë Marrëveshja e Prespës, pasi të bëhet përditshmëri për qytetarët në të dy anët e kufirit, tha në një intervistë ekskluzive për MIA-n, ish ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, përcjell Portalb.mk.

Ai thotë se nuk do të vdesë para se të vizitojë edhe një herë vendin tonë dhe të jetë “kalimtar i buzëqeshur nëpër rrugët e Shkupit”. Gjatë bisedës ai zbulon se Shkupin e preferon me borë, dhe po të ishte më i ri dhe po të kishte pasur para do të blinte truall në Prespë.

Shihni, që në fillim u thashë Nimicit dhe Nikolla Dimitrovit, e vendova dorën në zemër dhe thash se për marrëveshjen do të shkoj deri me fund. Kërkoja edhe ata të vendosnin dorën në zemër që të pajtohemi se do të shkonim deri në fund. Mendoj se atëherë shpreha bindjen time të thellë se duhet ta përfundojmë me këtë dhe se unë, gjegjësisht pala greke, jam gati ta bëj atë punë. Mendoj se, nga momenti që Zaev e mori pushtetin në Shkup, vullnet të tillë kishte edhe nga pala tjetër.

Thotë se Shkupi i ka pëlqyer me borë.

“Mendoj se nuk do të vdes, pa u kthyer sërish në vendin tuaj. Përveç kësaj, kam të drejtë ta bëj këtë. Mendoj se vendi juaj është i bukur. Duhet t’ju them se më pëlqeu Shkupi më shumë me borë. Mendoj se e ardhmja i takon miqësisë sonë. Mendoj se vetëm me zhvillimin e përbashkët të vendeve tona, do të stabilizohet gjithë rajoni dhe do të përparojnë edhe ëndrrat e njerëzve”, tha Koxias.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button