Serie A luftohet në shumë fronte përveç titullit

Të shtunën u luajtën ndeshjet e fundit të fazës së parë në kampionatin italian, me skuadrat të cilat kanë dhënë sinjalet për objektivat e këtij sezoni. Sigurisht, për fitimin e Serisë A nuk ka nevojë për diskutime të tepërta, me Juventusin e rekordeve që e mbyll 2018 me 9 pikë avantazh nga Napoli i vendit të dytë. Askush nuk duket se mund të ndalë vrullin e bardhezinjve drejt titullit të tetë rradhazi, me ekipin e Allegrit që ëndërron gjithashtu edhe për Champions League, njofton Supersport.al.

Për sa i përket kualifikimit në kompeticionin madhor europian, janë të shumta klubet të cilat pretendojnë të jenë aty, por pjesa e dytë e sezonit do të ofrojë detaje më të qarta lidhur me këtë çështje. Napoli ka arritur të krijojë një avantazh të qartë ndaj ndjekësve, ku aktualisht vetëm Interi i mbetet pas me 5 pikë më pak. Ndërkohë Lazio, Milan, Roma, Sampdoria dhe Atalanta i ndajnë vetëm 6 pikë nga njëra tjetra, në luftën për vendin e katërt.

Nga kjo “luftë” do të vendoset dhe cilat do të jenë skuadrat që do të shkojnë në Europa League, pa harruar këtu Kupën e Italisë, me fituesen e saj e cila do të kualifikohet direkt për në këtë kompeticionin e dytë të Europës.Nuk janë të pakta dhe ekipet që rrezikojnë të bien në Serinë B. Udinese, Spal, Empoli, Bologna, Frosinone dhe Chievo janë ato të cilat rrezikojnë më shumë, por gjithsesi në futboll nuk i dihet kurrë. Mjafton të kujtohet rasti i Crotones 2 sezone më parë, klub i cili arriti të sigurojë qëndrimin në Serinë A, vetëm në javët e fundit.

Pavarsisht se çështja e kampionit është praktikisht e mbyllur, kampionati italian po tregon një rritje niveli krahasuar me edicionet e kaluara, ku si gjithmonë, emocionet nuk kanë fund.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button