Të paktën 32 mijë civilë presin ndihmë në kufirin sirian

Të paktën 32 mijë civilë të cilët janë strehuar në kampet në vijën kufitare të Sirisë me Turqinë dhe të cilët kanë mbetur pa çadra si pasojë e përmbytjeve presin ndihma, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që organizata e shoqërisë civile “Koordinatorët e ndërhyrjes në Siri” që ndihmojnë civilët, që ka ndarë me gazetarin e AA-së mësohet se si pasojë e shirave intensiv që kanë nisur më 26 dhjetor në rajonin e kampeve Atme në vijën kufitare të Sirisë me Turqinë në pjesën periferike veriore të Idlibit janë përmbytur 22 kampe të refugjatëve dhe janë prekur 67 kampe të tjera.

Si pasojë e përmbytjeve janë rrënuar të paktën 220 çadra dhe 550 të tjera janë përmbytur, ku dhe në të njëjtën kohë të paktën 32 mijë civilë kanë nevojë për ndihmë.

Familjet e prekura nga përmbytjet me disa sende që kanë arritur t’i shpëtojnë presin ndihma larg çadrave që kanë mbetur në baltë dhe në ujë.

“Po ngrij nga të ftohtit”

E prekura nga përmbytjet Um Husejin, në në deklaratë për AA-në ka bërë të ditur se i është shembur muri i çadrës ku strehohen dhe se bashkëshorti i saj është në gjendje jo të mirë shëndetësore në spital.

“Nuk më kanë mbetur ushqime, çati, hasër dhe veshje. Aktualisht jetojmë në xhami. Fqinjët na kanë ndihmur me ushqimin e mëngjesit në xhami. Madje, edhe veshjet në trup m’i kanë dhënë fqinjët, po ngrij nga të ftohtit”, ka thënë Um Husejin duke bërë të ditur se kanë shpëtuar nga përmbytjet me ndihmën e fqinjëve.

“Po vdesim urie. Çadra është prishur nga përmbytjet”

Ndërkohë edhe nëna e fëmijës 4 muajshe, Huda Kasim tha se me 25 familje janë strehuar në një xhami që nuk ka ngrohje dhe e pa mbështjellë nga një çadër.

“Nuk kemi ushqime, lugë e as pjata. Fëmijët kanë ftohtë. Kemi nevojë për batanije dhe sfungjerë. Nuk na ka mbetur asgjë tjetër përveçse mëshira e Allahut. Po vdesim urie. Çadra është prishur nga përmbytjet dhe nuk na ka mbetur asgjë”, thotë Huda.

Ndërsa 70 vjeçari Husejin Halid Abdo thotë se çadra është përmbytur nga uji dhe se fëmijët i ka shpëtuar duke i mbajtur mbi shpinë.

“Niveli i ujit ka arritur të pakëtn 2 metra, fëmijët dhe gratë janë strehuar tek fqinjët dhe se shumë persona të tjerë kanë mbetur në rrugë”, u shpreh Abdo.

Po ashtu edhe Usama Kasim i prekur nga përmbytjet tha se “Aktualisht gratë dhe fëmijët qëndrojnë në një vend, ndërsa meshkujt në një vend tjetër”.

Kasim thekson se të prekurit nga përmbytjet kanë nevojë për “çadra, ilaçe, pako me ushqime, batanije dhe sfungjerë”.

Si pasojë e shirave intensiv që filluan më 26 dhjetor dhe që zgjatën 3 ditë në rajonin e kampeve Atme në vijën kufitare të Sirisë me Turqinë në pjesën periferike veriore të Idlibit, nën ujë mbetën 22 kampe të refugjatëve ndërsa 67 të tjera u prekën nga përmbytjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button