“Ujqit” dhe “Tigrat” në trajnim ekspertësh me “Fokat” amerikane

Forcat speciale të Armatës dhe Policisë së Maqedonisë kanë pasur trajnim të përbashkët profesional me ekipet SEAL – “Fokat” amerikane të Marinës ushtarake të SHBA-së, ka informuar Shtatëmadhoria e ARM-së, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Trajnimi u realizua në periudhën prej 17 deri 21.12.2018 në poligonet e kazermës “Ilinden”, kazermën “Gjorçe Petrov” dhe Poligonit të Armatës “Krivollak”. Gjatë trajnimit ekipet janë njoftuar me taktikat, teknikat dhe procedurat më të reja të procesit të planifikimit, trajnimit mjekësor, realizimit të detyrave të snajperistëve, luftë në mjedis urban etj.” informoi ARM.

Në trajnim kanë marrë pjesë ekipe të batajonit për Detyra Speciale të ARM-së – “Ujqit” dhe njësitë policore për shpërnarje të shpejtë (NjShSh) dhe për detyra speciale (NjDS- “Tigrat”), bashkë me ekipin e instruktorëve nga “Fokat” e marinës.

“Si kurorë e trajnimit pesëditor është realizuar ushtrim i përbashkët përfundimtar në të cilin janë përfshirë të gjitha elementet nga trajnimi profesional”, ka theksuar ARM.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button