Si ishte Maqedonia në 2018-tën? Këto janë gjitha ngjarjet e rëndësishme që duhet të mbahen mend

Ndonëse viti 2018 filloi mirë, në skenën politike të paktën, fundin e kishte të hidhur. Maqedonia gjatë vitit që po lëmë pas, sikur mori epitetin shtet që ia vlen t’i kushtosh vëmendje. Dhe vërtetë, është për tu përshëndetur fakti që Qeveria pati guximin dhe vullnetin të zgjidhë një çështje të ndjeshme në një vend të stërmbushur me nacionalizëm.
Dy dekada kemi shkruar se “ky është treni i fundit për Maqedoninë” nëse nuk arrin marrëveshjen me Greqinë, dhe treni vazhdimisht po na ikte. E tani, në verë, më në fund në liqenin e Prespës e pamë atë dritën në fund të tunelit e cila sinjalizon bardhë e kaltër. NATO dhe BE.
Maqedonia gjatë kohë s’kishte parë aq personalitete të rëndësishme ta mbështesin, s’kishte pasur sytë dhe veshët e Evropës dhe Amerikës të kthyer nga vendi! Ishte vërtetë ndjenjë e mirë, të dukemi si një shtet normal me politikanë normal që shkëmbejnë vizita normale në vendet partnerë të BE dhe NATO-s..

Por, ende nuk e kam të qartë pse nuk u pastrua lista zgjedhore para referendumit? Nga lindi ai optimizëm se një vend që deri dje kishte regjim ultra-nacionalist do të evropianizohet brenda natës.
Pjesa tjetër e vitit u karakterizua me këtë situatë shantazhesh dhe kushtëzimesh nga secili që mendon se është i rëndësishëm: fillimisht presidenti i cili numëron ditët e fundit, në pozitën e pamerituar.

Më pas, kur themi popullorçe “e bënë kërdinë” mu ata nga Qeveria. Me Kod Penal, me Amnisti, me çfarëdo jo, i lanë të lirë, i falën, i ngushën dhe i puthën. Madje, na thanë se ish kryeministri na qenka kidnapuar?!
Dhe kështu duke na bindur se makiavelizmi është udhërrëfyesi i tyre i drejtë, në emër të së “mirës më të madhe” nuk po na hiqet shija e hidhur e masakrimit të sistemit të drejtësisë. Po ama a e keni menduar mirë se cili është çmimi i kurbanizimit të drejtësisë?
E pra, le të jetë 2019-ta vit i NATO-s dhe BE-së. Aman. Gëzuar Vitin e Ri!

Më poshtë, ekipi i Portalb-it ka bërë një radhitje kronologjike e të gjitha ndodhive më të rëndësishme politiko-sociale në vend të radhitura sipas datave dhe muajve përkatës.

JANAR

04 janar Deponia “Drislla” u dënua me 8.500 euro për djegie të mbeturinave mjekësore https://bit.ly/2r1b8k4
06 janar Lëvizja BESA u nda në dy fraksione https://bit.ly/2AiaPWx
09 janar Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi e fituan Sllobodan Bogoevskin në Gjykatë https://bit.ly/2FCTv4r
10 janar DAP i shfuqizoi fletëparaqitjet për tatimin e të ardhurave https://bit.ly/2Kw0NG0
11 janar Me 69 “për”, në Kuvend u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve https://bit.ly/2AjutkI
15 janar U miratua ligji për amnisti, 670 të burgosur do të lirohen nga burgu https://bit.ly/2ReRsVe
16 janar Prokurorja “me duar të përgjakura”, Gordana Geshkoska u shkarkua nga pozita e kryetares së Prokurorisë së Shkupit https://bit.ly/2S8sJlH
18 janar Kuvendi i Bullgarisë e ratifikoi Marrëveshjen për Fqinjësi dhe Bashkëpunim të Mirë me Maqedoninë https://bit.ly/2Bru3KP
18 janar Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg vizitoi Shkupin, mbajti fjalim në Kuvendin e Maqedonisë https://bit.ly/2DVhD0t
22 janar Protestë, të mos rikualifikohet vepra penale për rastin Almir Aliun https://bit.ly/2OX1B7e
24 janar “Emri”, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për herë të parë u takuan në Davos të Zvicrës https://bit.ly/2DTN9Mk
25 janar Tragjedi, nëna me 4 fëmijë humb jetën në një zjarr në Tetovë https://bit.ly/2Ks2jZy
29 janar VMRO-DPMNE-ja dorëzoi 35 mijë amendamente për ta bllokuar ligjin e gjuhëve https://bit.ly/2TBbzP4
30 janar U shfuqizuan testet psikologjike për punësime në administratën shtetërore https://bit.ly/2Ahrmde
30 janar U shfuqizua titulli artist kombëtar https://bit.ly/2DF0w1P
Ligji i gjuhëve
Votimi për ligjin e gjuhëve

SHKURT 

2 shkurt Ndërmjetësuesi për çështjen e emrit, Methju Nimic e vizitoi Shkupin https://bit.ly/2BzjtBP
4 shkurt Protestë në Athinë kundër emrit “Maqedonia” https://bit.ly/2DNWu7F
7 shkurt Kosova u pagoi nga 10.000 euro familjeve të “Grupit të Kumanovës” https://bit.ly/2Kyo8XA
13 shkurt Skandal me shpërndarjen e mjeteve nga Ministria e Kulturës, një 12 vjeçar ka fituar projekt prej 600.000 denarëve https://bit.ly/2DXLk0Y
14. shkurt Rizgjidhet drejtori i RTVM-së që refuzoi t’i publikojë “bombat” e Zaevit https://bit.ly/2DJV5yD
16 shkurt Ndërroi jetë funksionari i lartë i BDI-së, Abdylaqim Ademi https://bit.ly/2DJVQaX
19 shkurt E pranoi se ka fshehur tatim, gazetarja Ivona Talevska u dënua me dy vjet burg me kusht https://bit.ly/2P36WK6
20 shkurt Autostrada me emrin kontestues “Aleksandri i Madh” u riemërua në “Miqësia” https://bit.ly/2FC6rHA
20 shkurt Vesel Memedi, Frosina Tashevsa-Remensi dhe Goran Misovski u zgjodhën nënkryetarë të Parlamentit https://bit.ly/2Scju3M
22 shkurt Shkup, u largua prej përpara gjykatave busti i likuiduesit të VMRO-së Andon Qose https://bit.ly/2ReAqqD
22 shkurt TI: Maqedonia është shteti më i korruptuar në Evropë https://bit.ly/2S7Pu9e
23 shkurt Protestë në Shkup: Të ndalohet montimi i rasteve me dëshmitarë të fshehur  https://bit.ly/2BxA1dq
24 shkurt Aeroporti me emrin kontestues “Aleksandri i Madh” u riemërua në “Aeroporti i Shkupit” https://bit.ly/2PWdH5S
28 shkurt Skandal: Në Antikorrupsion kanë marrë para për udhëtim me dëshmi të rrejshme, disa s’kanë shkuar në punë https://bit.ly/2KyWSrM
Riemërimi i ausostradës dhe Aeroportit
Riemërimi i ausostradës dhe Aeroportit

MARS 

1 mars Bekir Asani i BDI-së e ka sulmuar një police, pasi merimanga ka dashur t’ia marrë veturën https://bit.ly/2SeSKjw
1 mars “Desorosoizimi”, të gjitha hetimet kundër organizatave qytetare zyrtarisht janë mbyllur https://bit.ly/2TJjBFE
2 mars Me një grusht dhé për Almir Aliun, në Shkup u kërkua shkarkim i prokurores Suzana Kusigerska  https://bit.ly/2P3HRir
7 mars Skandali me shpenzimet në Komisionin për Antikorrupsion, dhanë dorëheqje kryetari dhe anëtarët https://bit.ly/2S8uYFA
12 mars Protestë për kërcënimet dhe ofendimet e funksionarit të BDI-së, Bekir Asanit ndaj gazetarëve https://bit.ly/2DXPZjp
14 mars Protesta për rikualifikimin e lëndës së Almir Aliut: kërkesat u rrëzohen në tokë ende pa arritur në vend https://bit.ly/2r3RJPF
14 mars Me shumë tensione në Kuvend, u miratua ligji për përdorimin e gjuhëve https://bit.ly/2DXPu96
15 mars Ivanov refuzoi dekretimin e ligjit të gjuhëve https://bit.ly/2Rf0e5N
16 mars Gjykata e Kumanovës e rikualifikoi lëndën për rastin e Almirit, Iliq nuk gjykohet për vrasje https://bit.ly/2QmY07a
19 mars Prokuroria Speciale Publike dha dorëheqje nga aktakuza për rastin “Sopot”, nuk ka dëshmi të mjaftueshme https://bit.ly/2DKWkxK
20 mars Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji, dha dorëheqje
“shkak” rasti i Almirit 
https://bit.ly/2zqxxft
21 mars Prokuroria Speciale i mori kompetencat për rastin
“Monstra”
https://bit.ly/2P111oZ
21 mars Prokuroria Speciale hapi 3 hetime të reja, ndër të dyshuarit Ahmeti, Gruevski, Milloshoski dhe Janakieski https://bit.ly/2zplAXq
21 mars Me vendosjen e lodrave në gardhin e Qeverisë, moshatarët kërkuan drejtësi për vdekjen e 4-vjeçarit, Almir Aliu https://bit.ly/2TLOae4
26 mars Maqedonia dëboi një diplomat rus pas konsultimit me BE-në dhe NATO-n https://bit.ly/2Qrrpxj

Protesta "Drejtësi për "Almirin"

Protesta “Drejtësi për “Almirin”

PRILL 

5 prill Incident i armatosur në Reçicë të Vogël, është vrarë Naip Rexhepi https://bit.ly/2DNAOIM
5 prill Rasti “Almiri”, Boban Iliq u dënua me 6 vjet burg, babai i Almirit me 6 muaj, dy familjarët e Almirit me nga 9 muaj https://bit.ly/2DYpFpj
10 prill Objekti i Ministrisë së Drejtësisë u përfshi nga flakët e zjarrit https://bit.ly/2KHg4nv
11 prill Lube Boshkovski bëhet këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev https://bit.ly/2TO02w3
18 prill Eurokomesari Johanes Han ia dorëzoi raportin e KE-së kryeministrit Zaev https://bit.ly/2TJ2owh
18 prill Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini vizitë në Shkup https://bit.ly/2PZqBjG
20 prill Në Shkup u mbajt Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor https://bit.ly/2S9Djsw
23 prill U lëshua në përdorim autostrada Demir Kapi – Smokvicë https://bit.ly/2S9EZCk
27 prill Një vjet nga dita e përgjakshme e 27 prillit, si vazhdoi ky tregim i dhunshëm? https://bit.ly/2S9TTZw
27 prill Kryetari i Këshillit të Evropës, Donalt Tusk, vizitoi Shkupin https://bit.ly/2P97Rck

Han - Zaev, raporti

Johanes Han ia dorëzoi raportin Zoran Zaevit

MAJ 

4 maj Qytetarët e Tetovës protestuan për mos hapjen e kazinove në Reçicë të Vogël https://bit.ly/2QO2UKR
7 maj Ish komandanti i UÇK-së, Xhezair Shaqiri (Hoxha), u emërua këshilltar për siguri i kryeministrit Zoran Zaev, pas reagimeve të opinionit u shkarkua https://bit.ly/2DQQfzN
8 maj Makineria propaganduese e kryeministrit hungarez Viktor Orban ka hyrë në Maqedoni për t’i financuar mediat e VMRO-DPMNE-së https://bit.ly/2QvNBGe
9 maj Tre vjet nga luftimet në “Lagjjen e Trimave”: Ende nuk dihen porositësit https://bit.ly/2E3NgVx
11 maj Protesta në Çair: kërkohet dislokimi i kazinove https://bit.ly/2GgvHDw
15 maj PDSH, Lëvizja BESA me kryetar Afrim Gashin dhe Amdi Bajram hyjnë në qeveri https://bit.ly/2KF1VqR
17 maj “Emri”, kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, u takuan në Sofje https://bit.ly/2FMiBhd
17 maj Kryeministrja britanike Tereza Mej për vizitë në Shkup https://bit.ly/2RkUuY9
18 maj Greqia refuzoi t’i ekstradojë dy agjentët e akuzuar për përgjimin në Maqedoni, Goran Grujoskin dhe Nikolla Boshkovskin https://bit.ly/2PDdPSG
19 maj U mblodhën liderët partiak, Zaev publikoi idenë për emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, më vonë e njëjta u refuzua https://bit.ly/2E4ef3u
21 maj Anita Angellovska – Bezhoska u zgjodh guvernatore e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë https://bit.ly/2E4ef3u
21 maj Zoran Zaev u lirua nga aktakuza për rastin “Ryshfeti” https://bit.ly/2P9jGyS
23 maj Nikolla Gruevski u dënua me dy vjet burg, ndërsa Gjoko Popovski me 6 vjet e gjysmë në rastin “Tank” https://bit.ly/2DNSvro
31 maj Vazhdojnë protestat në 13 qytete të Greqisë për “karakterin grek të Maqedonisë” https://bit.ly/2BGflQy
Republika "Ilinditase" dhe dënimi i Nikolla Gruevskit
Republika “Ilinditase” dhe dënimi i Nikolla Gruevskit

QERSHOR 

1 qershor Në njëvjetorin e Qeverisë, Zoran Zaev e rikonstruoi kabinetin e tij qeveritar me ministra dhe zv/ministra të rinj https://bit.ly/2V1EbSv
8 qershor Akademiku Abdylmenaf Bexheti u zgjodh rektori i UEJL-së https://bit.ly/2ECzitg
8 qershor Bujar Osmani prezantoi Planin 18, OJQ-të ankohen: mos shikoni afate dhe forma https://bit.ly/2GzjB8W
12 qershor Zaev: Republika e Maqedonisë së Veriut, është emri i ri i shtetit (VIDEO) https://bit.ly/2Q3kyWy
13 qershor Presidenti Ivanov nuk e pranoi marrëveshjen e arritur me Greqinë  https://bit.ly/2Q32FHf
17 qershor Ditë historike, Maqedonia nënshkroi marrëveshjen për emrin me Greqinë  https://bit.ly/2Rh1OHr
17 qershor Faktori i brendshëm dhe ndërkombëtar e përshëndeti marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë https://bit.ly/2VdUonR
20 qershor Me 69 “për”, Kuvendi i Maqedonisë e ratifikoi marrëveshjen e emrit me Greqinë  https://bit.ly/2CA4M1y
26 qershor Presidenti Ivanov nuk e nënshkroi ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë https://bit.ly/2VbDyWl
27 qershor TV “NOVA” e Sead Koçanit të VMRO-DPNE-së, zyrtarisht falimentoi https://bit.ly/2SkRHyR
28 qershor BE-ja vendosi që në qershor të vitit 2019 t’i hapë bisedimet hyrëse për anëtarësim me Maqedoninë, por me disa kushte https://bit.ly/2Sl4PnH
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras pas nënshkrimit të marrëveshjes së emrit me Greqinë, më 17 qershor në Prespë

KORRIK 

1 korrik Filloi fushata për referendumin e emrit – Maqedonia Veriore https://bit.ly/2GGNSmh
4 korrik “Shkupi 2014”, Policia Financiare dorëzoi padi penale kundër ish kryetarit të Komunës Qendër dhe dy zyrtarëve tjerë https://bit.ly/2LE8mek
5 korrik “27Prilli”, Gjykata i dënoi me 81.5 vjet burg dhunuesit e Ziadin Selës https://bit.ly/2EQ8Ehh
9 korrik Pas një “lufte” me gjuhë të urrejtjes në internet, tre persona e kanë rrahur për vdekje “komitin” Nikolla Sazdovski https://bit.ly/2AhZ5Uw
11 korrik U arrestua kryetari i Komunës Novo Sellë, pasi Policia e kapi duke trafikuar https://bit.ly/2RgnMKH
11 korrik Athina dëboi dy diplomatë rus për shkak të përpjekjeve që ta prishin Marrëveshjen për Emrin me Maqedoninë https://bit.ly/2BFNxKL
12 korrik NATO zyrtarisht e ftoi Maqedoninë të bëhet anëtare e saj https://bit.ly/2EORPDx
16 korrik Miliarderi rus, Ivan Savidis ka financuar protesta të dhunshme që të pengojnë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO https://bit.ly/2BFw0T6
20 korrik Sead Koçan u dënua me 6 vjet burg, Aviroviq me 3 vjet, Gjykata vendosi që t’u konfiskohen 17 milionë euro https://bit.ly/2rUusjr
26 korrik U formua KSHZ, Oliver Derkovski u zgjodh kryetar https://bit.ly/2EN5fiM
30 korrik Kuvendi i Maqedonisë e shpalli referendumin, mbahet më 30 shtator https://bit.ly/2ENZy4R
Zaev zyrtarisht e mori ftesën për NATO
Zaev zyrtarisht e mori ftesën për NATO

GUSHT  

3 gusht Senati amerikan me rezolutë të përbashkët mbështeti marrëveshjen e emrin Maqedoni – Greqi https://bit.ly/2QPRgj7
5 gusht Personat që nxitën 27 prillin e përgjakshëm, formuan shtab për bojkot të referendumit https://bit.ly/2BElbRc
6 gusht Gjergj Dedaj u emërua ambasador i Kosovës në Maqedoni https://bit.ly/2RmT5Ua
14 gusht Skandali me veturën zyrtare, Qeveria shkarkoi drejtorin e BSP-së, Llaze Vellkovski https://bit.ly/2CAqLpm
17 gusht Një vjet nga shkarkimi i prokurorit Marko Zvërlevskit, rasti “Almiri” dhe mosgjetja e organizatorëve të “27 Prillit” njolla për pasardhësin Lubomir Joveski https://bit.ly/2CyIcGC
22 Kuvendi ndau 1.3 milionë euro për fushatën e referendumit https://bit.ly/2RfBLkc
22 Ish sigurimi i Oliver Spasovskit, Sasho Tasevski u emëruar drejtor i Byrosë për Siguri Publike https://bit.ly/2Ai2nHm
30 gusht U vendos numëratori në Portën Triumfale https://bit.ly/2BKu23U
Numratori në Portën Triumfale në Shkup
Numratori në Portën Triumfale në Shkup

SHTATOR 

6 shtator “Referendumi”, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e vizitoi Shkupin https://bit.ly/2AfXBdF
7 shtator “Referendumi”, kancelari austriak, Sebastian Kurc e vizitoi Shkupin, u prit me flamur të Letonisë https://bit.ly/2T9DQLC
7 shtator Zoran Angellovski u zgjodh drejtor i Agjencisë Tenike Operative për përgjime https://bit.ly/2CzbYv9
7 shtator U dënua me burg sulmuesi i ekipit gazetaresk A1on https://bit.ly/2TbMU2x
8 shtator “Referendumi”, kancelarja gjermane, Angela Merkel e vizitoi Shkupin https://bit.ly/2Q6XKFq
12 shtator Filloi fushata për referendumin për çështjen e emrit https://bit.ly/2Ag4wU9
13 shtator Lideri i opozitës, Hristijan Mickoski është “kundër” ndryshimit të emrit, por s’ka qëndrim se a do të jetë “kundër” ose do ta “bojkotojë” referendumin https://bit.ly/2AjtAJP
13 shtator Eurodeputetët u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën fjalimin e kryeministrit Zoran Zaev në Parlamentin Evropian  https://bit.ly/2EMMtJb
13 shtator “Referendumi”, Federika Mogerini vizitoi Shkupin: Ju lutem mos heshtni, votoni për të ardhmen tuaj https://bit.ly/2LzRpl5
14 shtator “Referendumi”, Shkupi u bë qendër e personaliteteve të larta të shteteve ndërkombëtare https://bit.ly/2BIxeg8
17 shtator “Referendumi”,  sekretari amerikan, Xhejm Matis vizitoi Shkupin https://bit.ly/2LBjBnE
18 shtator U nënshkrua marrëveshja për patentë shoferët mes Maqedonisë dhe Gjermanisë https://bit.ly/2LyfmJr
18 shtator Gazetarja Ivona Talevska i ktheu paratë për fshehjen e tatimeve, Gjykata ia ktheu pasaportën https://bit.ly/2rX4RX4
20 shtator “Referendumi”, kryeministri Zoran Zaev u takua me nënpresidentin e SHBA-së, Majk Pens https://bit.ly/2QQuqrN
22 shtator “Referendumi”, presidenti francez Emanuel Makron me video inkurajuese për qytetarët e Maqedonisë https://bit.ly/2EMgYxQ
24 shtator Të dënuarve për rastin “Sopoti”, Ministria e Drejtësisë refuzoi t’i dëmshpërblejë pë gjykimin e padrejtë https://bit.ly/2Q5f25E
27 shtator Presidenti Gjorge Ivanov e bojkotoi referendumin për emrin https://bit.ly/2V8AwSN
30 shtator U mbajt referendumi për çështjen e emrit, votuan 666.743 votues (36.91%), 609.813 (91.46%) “PËR”, 37.700 (5,65%) “KUNDËR” https://bit.ly/2QRGLvJ
Referendumi per emrin, 30 shtator
Referendumi në Maqedoni për çështjen e emrit

TETOR 

1 tetor Opozita, presidenti Gjorge Ivanov dhe Rusia e kontestuan rezultatin e referendumit https://bit.ly/2GDvGtO
5 tetor Trafikanti Boro Stojçev, dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komunës Novo Sellë https://bit.ly/2LBBfaG
8 dhjetor Disa deputetë të VMRO-DPMNE-së janë kërcënuar nga koleget e tyre që të mos votojnë për ndryshime kushtetuese https://bit.ly/2Q3za8m
10 tetor Prokuroria Speciale hapi 6 raste të reja: “Pacienti”, “Propaganda”, “Dhurata”, “Diazajni”, “Harmonia” dhe “Stacionet bazë” https://bit.ly/2Q2IhWE
12 tetor Luftë spiunazhi mes Amerikës dhe Rusisë në Maqedoni https://bit.ly/2LBVogN
12 tetor Laboratori i drogës në Reçicë të Tetovës, 5 persona u dënuan me 37 vjet burg https://bit.ly/2Cx6Qra
13 tetor Prokuroria Speciale hapi rast kundër ish kryeministrit Lubço Georgievski https://bit.ly/2BHfotT
17 Ministri grek, Nikos Koxias dha dorëheqje, kryeministri Cipras do ta realizojë Marrëveshjen e Prespës https://bit.ly/2RgxVHj
18 tetor Ndryshimet kushtetuese kaluan leximin e parë, me ndihmën e 8 deputetëve të VMRO-DPMNE-së https://bit.ly/2CA5qME
23 tetor VMRO-DPMNE i përjashtoi 8 deputetët që votuan “Për” hapjen e Kushtetutës, kryetari Hristijan Mickoski i quajti tradhëtarë https://bit.ly/2AjNKmS
23 tetor Ndryshimet kushtetuese, VMRO-DPMNE i përjashtoi nga partia Nikolla Todorovin dhe Sasho Mijallkovin, i shkarkoi Mitko Jançevin dhe Kostadin Bogdanovin https://bit.ly/2TdecFX
26 tetor Prokuroria vendosi të mos i gjykojë gjykatësit që i lëshuan të ikin dy agjentët, Goran Grujoski dhe Nikolla Boshkoski https://bit.ly/2rTdkut
Seanca kur tetë deputetë nga VMRO-DPMNE votuan "për" hapjen e ndryshimeve kushtetuese
Seanca kur tetë deputetë nga VMRO-DPMNE votuan “për” hapjen e ndryshimeve kushtetuese

NËNTOR 

2 nëntor Qytetarët e Tetovës protestuan kundër hapjes së kazinove https://bit.ly/2QPvrjK
9 nëntor Prokuroria Speciale hapi rastin “Perandoria”, Orce Kamçev dhe Sasho Mijallkov, përfundojnë në paraburgim https://bit.ly/2VdxYmj
11 nëntor Nikolla Gruevskin s’munden ta gjejnë Policia dhe Gjykata që ta dërgojnë në burg https://bit.ly/2RhR3Vp
13 nëntor Nikolla Gruevski, është arratisur në Hungari, ka kërkuar azil nga miku i tij, kryeministri Viktor Orban https://bit.ly/2LzqNk4
14 nëntor Pas arratisjes së Gruevskit, u paraburgosën ish-ministri Mile Janakieski dhe ish-sekretari i Qeverisë Kiril Bozhinovski https://bit.ly/2GGOHeF
14 nëntor Gruevski është arratisur nga Shqipëria, ka kaluar në Mal të Zi, Serbi dhe ka hyrë në Hungari https://bit.ly/2LDSLuU
20 nëntor Nikolla Gruevski fitoi azil në Hungari https://bit.ly/2GEMlNq
20 nëntor Ministria e Drejtësisë dërgoi kërkesë për ekstradim të Gruevskit https://bit.ly/2TbcO6A
24 nëntor Ndërroi jetë kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata https://bit.ly/2RgGja2
30 nëntor Telefonia fikse e Prokurorisë për dy vite është përgjuar https://bit.ly/2QT9vUT
Nikolla Gruevski, Budapest
Nikolla Gruevski, Budapest

DHJETOR 

5 dhjetor “27 Prilli”, ish drejtori i Policisë Sekrete, Vlladimir Atanasovski u paraburgos https://bit.ly/2SlOgb1 
11 dhjetor U mbajt konferenca e 14-të “e-Shoqëri.mk” e realizuar nga Fondacioni për Shoqëri dhe Informatikë “Metamorfozis” https://bit.ly/2ThmzjX
12 dhjetor I arratisuri Gruevski është kapur nga gazetarët në një restorant luksoz në Budapest https://bit.ly/2EPA1re
15 dhjetor Mlladen Çadikovski u zgjodh kryetari i ri i SHGM-së https://bit.ly/2BSYRn5
15 dhjetor Ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Ohrit https://bit.ly/2EOpr3F
18 dhjetor Protesta studentore në Tetovë: Të depolitizohet arsimi, s’ka dialog, plotësoni kërkesat https://bit.ly/2EufxnB
18 dhjetor Pushteti dhe opozita votuan ligj për amnistimin e disa personave për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit https://bit.ly/2RcbvHt
21 dhjetor Tetovë, mijëra qytetarë bashkë me priftërinj e hoxhallarë kërkuan të largohen kazinot 3 km larg vendbanimeve https://bit.ly/2GDhktc
25 dhjetor Kultura e mbjelljes së frikës në Maqedoni ka shtypur protestat studentore https://bit.ly/2CHMDPP
26 dhjetor Rasti “Treqind” kthehet në rigjykim, Gjykata e Apelit e shfuqizoi vendimin prej 9 vjet burg për Gjoko Popovskin https://bit.ly/2Vg57y7
26 dhjetor Kuvendi i shkarkoi Qahilin dhe Ahmedovskin nga funksionet e ministrave, emërtoi ministra të ri https://bit.ly/2rWGfxQ
27 dhjetor Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski janë liruar nga burgu i Shutkës https://bit.ly/2CEXDx1
28 dhjetor 16 OJQ të revoltuara kërkuan të hiqen ndryshimet ligjore në Kodin Penal që iu ul dënimet funksionarëve https://bit.ly/2s3jWq1
28 dhjetor Maqedoni: Edhe Janakieski, Bozhinovski, Josifoviq dhe Arsovska dalin nga paraburgimi https://bit.ly/2BOIuYA
28 dhjetor Gazetarët që kanë qenë të pranishëm në Kuvend gjatë sulmit më 27-prill 2017, do ta padisin shtetin https://bit.ly/2LDZXr0
28 dhjetor Rritje rrogash para festave për 8000 denarë për Likën, Osmanin, Angjyshevin, Shekerinskën dhe Spasovskin https://bit.ly/2VjTExq
28 dhjetor Janë amnistuar edhe Betmen, Damovski dhe Jovanovski https://bit.ly/2Rn7DmZ
28 dhjetor U votuan ndryshimet në Kodin penal- pritet liri për një pjesë të të akuzuarve https://bit.ly/2BLMRDG
29 dhjetor Vazhdon amnistimi i të akuzuarve të “27 Prillit” https://bit.ly/2LGPhrV
30 dhjetor Mijallkov do të dalë nga burgu i Shutkës, Janeva e bindur se nuk do të ikë si Gruevski https://bit.ly/2BMKP6i

LEXO MË SHUMË

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button