Presidenti Ivanov: Viti që kaloi duam ta harrojmë sa më shpejtë

Presidenti i Maqedonisë, Gjoge Ivanov në urimin e Vitit të Ri u dëshiron qytetarëve arritje të dëshirave në vitin 2019, por gjithashtu thotë se viti që lam pas të harrohet sa më shpejtë, transmeton Portalb.mk.

“Të nderuar bashkëqytetarë,

Vijmë në vitin e ri i cili për çdonjërin nga ne jep shpresa të reja, pritje të reja dhe një të ardhme më të bukur dhe më të lumtur.

Viti që kaloi të gjithë dëshirojmë sa më shpejt ta harrojmë, ndërsa viti që vjen të jetë viti i arritjeve të dëshirave dhe ëndrrave tona.

Në këto momente kur e ndjejmë fuqinë e shpresës dhe të gëzimit, kthehemi në vlerat themelore njerëzore. E ndjejmë nevojën që të jemi solidarë, humanë, të ndershëm dhe të drejtë. Të duhemi, të falim dhe të respektohemi. Mendimet pozitive që sjellin qetësi në këto ditë festive, duhet të udhëheqin gjatë gjithë vitit. Por të jemi edhe t’i pranojmë gabimet tona dhe lëshimet dhe të mësojmë prej tyre.

Të jemi inkurajues çara thirrjes së përgjegjësisë dhe të gjithë së bashku të përkushtohemi dhe të ndërtojmë shoqëri të drejtë të bazuar në të vërtetën, lirinë dhe paqen. Vetëm në një atdhe të suksesshëm dhe prosperues do të mund t’i realizojmë dëshirat tona”, thotë Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button