Gattuso nuk beson se Milan mund ta transferojnë Fabregasin

Trajneri i Milan, Gennaro Gattuso ka bërë të ditur se mund të mos jetë e mundur që Milan të nënshkruajnë me Fabregas.

Fabregas është paraqitur vetëm pesë herë në Premierligë këtë edicion, pasi që spanjolli nuk po gjenë hapësirat e tij nën urdhrat e Maurizio Sarri.Situata e keqe e tij në “Stamford Bridge” ka bërë që “rosonerët” të mendojnë për shërbimet e tij.

“Nuk mund të bëjmë çfarë të duam. Klubi kanë qenë të qartë. Fabregas? Figura të mëdha janë të përfshira” ka thënë Gattuso për “DAZN”, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër Maurizio Sarri ka thënë se do të dëshironte që Fabregas të mbetej në skuadër.

Ai ka thënë se në atë pozivtë Chelsea ka vetëm dy lojtarë dhe largimi i spanjollit nuk do të ishte i mirë për skuadrën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button