Maqedoni, ndërroi jetë një pronar hoteli pasi është therë me thikë

Mbrëmë rreth orës 17 e 20, në stacionin policor të Kërçovës është denoncuar se është vrarë pronari i objektit hotelerik “Gurman”. Ai është gjetur i vdekur brenda objektit të tij.

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë nëpërmjet një telefonate është denoncuar se në objektin hotelerik “Gurman” në rrugën “Boris Kidriç” është gjetur i therur me thikë pronari i objektit M.S. (64) nga Kërçova.

Vdekja është konstatuar nga pjesëtarët e ndihmës së shpejtë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policor dhe prokurori publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button