A do të përshpejtojë ligji i ri migrimin e qytetarëve të Maqedonisë në Gjermani?

Propozimi i qeverisë gjermane për ligj të ri me të cilin duhet të lehtësohet migrimi i krahut të punës nga jashtë, sipas ekspertëve, nuk do të ketë efekt të madh. Propozimi ka qëllim të mirë, por realizim të dobët.

Ligji i ri mbi emigracionin nuk do të kapërcejë pengesat burokratike për ardhjen e forcës punëtore të kualifikuar në Gjermani, parashikon eksperti Marius Tolenere nga Zyra e avokatisë e specializuar për migrimet ekonomike Fragomen Global, shkruan Dojçe Vele, transmeton Portalb.mk.

Sipas Ministrisë gjermane për punë të brendshme, qëllimi i projektligjit është të lehtësojë dhe përshpejtojë fluksin e punëtorëve të huaj të kualifikuar në vend, por edhe ta bëjë tërë procesin më transparent.

Sipas Tolenere, aktualisht çdo punëtor i interesuar pret mesatarisht prej 12 deri në 16 javë për të marrë vizë pune për në Gjermani. Ai nuk pret që procedura të përshpejtohet me ligjin e ri. Pengesë mbeten kapaciteti i autoriteteve, si dhe procedurat e komplikuara për njohjen e diplomave të huaja në Gjermani. Ligji i ri nuk do t’i heqë këto pengesa.

Eksperti thotë se hapi i vërtetë për të përshpejtuar procedurën do të ishte ngritja e procedurës elektronike për transferimin e dokumenteve, por me zgjidhjen e re një gjë e tillë nuk është e paraparë. Kjo nga ana tjetër krijon probleme për misionet diplomatike jashtë vendit në Gjermani. Për shembull, në ambasadën në Beograd, për vizë pune pritet mes 6 dhe 10 muaj.

Procedura mbetet e njëjtë

Gjermania tashmë ka miratuar rregulla të veçanta për migracionin e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe për Maqedoninë. Sipas tyre, çdo banor i këtyre vendeve mund të aplikojë për vizë pune nëse paraprakisht kanë siguruar punë në Gjermani, pavarësisht nga arsimi dhe kualifikimet e tyre të përfunduara.

Në Ambasadën gjermane në Shkup, procedura për marrjen e vizës për punë është mesatarisht më e shkurtra dhe më e shpejta në të gjithë rajonin.

Ekspertët parashikojnë se ligji i ri nuk do të përshpejtojë procedurën për marrje të vizës për punë.

Gjatë pesë viteve të fundit, nga Maqedonia, vizë për punë në Gjermani kanë marrë më shumë se 8,000 njerëz. Numri i vizave të lëshuara për punë në vitin 2013 ishte vetëm 556, ndërsa në vitin 2017 është rritur në 4,415. Në niveli të rajonit, në tre vitet e fundit në Gjermani kanë migruar rreth 80 mijë njerëz, të cilët kanë ia kanë dalë të sigurojnë vend pune.

Sipas mendimit të ekspertëve, ligji i ri nuk do të ndryshojë shumë në lidhje me kohëzgjatjen e procedurës për marrjen e vizës së punës, e as do të rrisin numrin e kërkesave në mënyrë më dramatike.

Pozitive në projektligjin e ri është se hiqet një rregullore kyçe që aktualisht është në fuqi: se njerëzit jashtë BE-së mund të punojnë vetëm nëse nuk ka shtetas gjerman apo të BE që do ta plotësojë atë vend. Dhe jo vetëm kjo. Rregullorja e re nuk do të kufizohet në sektorët ku është identifikuar mungesë akute e krahut të punës. Në thelb kjo do të thotë se secili me kualifikim të miratuar dhe kontratë pune mund të migrojë për të punuar në Gjermani.

Projektligji gjithashtu përmban dispozita që u lejojnë punëtorëve të kualifikuar të shpërngulen në Gjermani, për gjashtë muaj, për të kërkuar punë ose për të punuar si “frilensera”, deri në momentin ata vetë do të mund të paguajnë shpenzimet e jetesës dhe natyrisht – detyrimisht të flasin gjermanisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button