Stavridis: Urgjentisht të vaksinohen të gjithë të pa vaksinuarit kundër fruthit

Prindët t’i kontrollojnë kartonët e vaksinave të fëmijëve dhe nëse kanë lëshuar ndonjë vaksinë – ta bëjnë vaksinimin. Në të njëjtën kohë, nëse tek fëmijët shfaqen puçrra që përcillen me temperaturë, prindërit menjëherë të paraqiten tek pediatrat amë, apelon d-r. Katerina Stavridis, epidemiologe në Institutin për shëndet publik (ISHP).

Këto ditë, epidemiologët po përgatiten për punë në terren, do t’i edukojnë prindërit dhe mjekët amë si të veprojnë për të zmadhuar imunizimi kolektiv, ka shpjeguar Stavridis në një deklaratë për “Meta”.

– Thirren të gjitha ekipet për vaksinim, ndërsa mjekët amë janë paralajmëruar që t’i kontrollojnë kartonët. Apelojmë të bëhet kontrollim i kartonëve të vaksinimit dhe të gjithë fëmijët që duhet t’i nënshtrohen vaksinimit, t’i marrin vaksinat e duhura. Fruthi është sëmundje ngjitëse fëmijët, kuptohet, janë në rrezik. Tani edhe mjekët do të mendojnë më shumë për fruthin, secila puçërr me ethe dhe temperaturë do të kontrollohet në mënyrë laboratorike, siç edhe praktikohet. Në lidhje me epideminë, nuk ka raste të reja, përveç atyre shtatë të njohura, por prapë se prapë, gjatë ditës do të azhurnojmë të dhëna dhe gjithçka që është e re do ta publikojmë në ueb-faqe – thotë d-r. Stavridis.

Përndryshe në Shkup 15.000 fëmijë deri në moshën 14 vjeçe nuk janë të vaksinuar me vaksinë kundër morbileve, përkatësisht fruthit. Siç deklaroi dje për “Meta” Vlladimir Mikiq, drejtori i Institutit për shëndet publik, prindërit duhet të informohen mirë për pasojat dhe komplikimet që mund të ndodhin.

– Numri i atyre që nuk janë të vaksinuar është i madh për shkak se antivaksinuesit dhe fushatat e tyre janë të bazuara në informata të gabuara. Publiku duhet ta dijë që sipas statistikave në nivel botëror, një në 1.000 fëmijë do të ketë ndezje në tru si komplikim nga sëmundja, kurse në ose dy fëmijë në 1.000 do të vdesin si rezultat i komplikimeve prej fruthit të vogla – thekson drejtori i ISHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button