De Biasi: Turp të luash për kombëtare tjetër

Mjaftoi një fitore ndaj Qipros, në ndeshjen e parë eliminatore të Botërorit 2014, që kuqezinjtë, por vecanërisht trajneri Xhani dei Biazi, të vihen në qendër të vëmendjes edhe të mediave zviceriane. “Neue Zurcher Zeitung” i rezervon një hapësirë të gjerë trajnerit italian, i cili rrëfehet për gjithcka, për punën e tij si trajner nga Seria C1 deri në Serinë A e më pas në kombëtaren shqiptare.

Tregon mënyrën sesi si e sheh realitetin e futbollit shqiptar, si dhe mundësitë e kuqezinjtë për një kualifikim të mundshëm. Duke e konsideruar Zvicrën favoriten kryesore të Grupit, De Biasi beson te mrekullia, pse jo ëndrrën ta kthejë në realitet.

“Ndryshe nga ne, Zvicra mori një fitore shumë të rëndësishme, kundër një kundërshtari të fortë dhe të suksesshëm. Për të fituar në Slloveni, duhet të luash shumë mirë. Dhe Zvicra e bëri këtë. Sa u takon favoritëve në grupin tonë, përveç Zvicrës, unë mendoj se edhe Sllovenia me Norvegjinë janë në rregull. Nëse Shqipëria renditet e katërta në këtë grup, do të ishte një arritje e mirë. Gjithsesi, kurrë nuk duhet të heqim dorë, ndaj duhet të besojmë në një ëndërr. Kur mora përsipër drejtimin e Modenës në Seria C1, ajo ishte në vendin e fundit. Ne shpëtuam nga rënia dhe një vit më vonë u ngjitëm në Seria B, pastaj vitin e ardhshëm në Seria A. Edhe tani, me Shqipërinë, dua të bëj të pamundurën. Ndonjëherë kjo ndodh”, u shpreh trajneri italian i Shqipërisë.

Behrami, Mehmedi, Xhaka, Xemaili dhe Shaqiri, janë 5 futbollistë shumë të rëndësishëm të kombëtares zviceriane me gjak të pastër shqiptar. Për De Biasin, zgjedhja e tyre për të luajtur për Zvicrën është personale, por e turpshme.

Ka shumë futbollistë shqiptarë, që luajnë për kombëtare të tjera. Unë mendoj se është turp të pranosh që të luash për një shtet tjetër dhe jo për kombin tënd. Sidoqoftë, kjo mbetet një zgjedhje personale e secilit dhe s’kam pse ta komentoj më gjatë.

Sa i përket interesimit të tifozëve shqiptarë për kombëtaren, italiani siguroi që stadiumi i Luzernës do të brohorasë më së shumti shqip. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button