Rasmussen: NATO nuk zvogëlon trupat në Kosovë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka theksuar se NATO nuk planifikon të zvogëloj numrin e ushtarëve në Kosovë, pas mbylljes së Zyrës Civile Ndërkombëtare.

“Strategjia jonë nuk ndryshon, edhe numrin i ushtarëve tonë në Kosovë do të mbetet i pandryshuar”, ka thënë Rasmussen në selinë e NATO-s.

Mbyllja e ICO-së shënon përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, por KFOR-i dhe EULEX-i ende do të mbesin në Kosovë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button