Juventus ka fituar me golat e Ronaldo-s

Juventus në shtëpi fitoi ndaj Sampdoria-s me rezultat prej 2-1, në javën e 19-të të Ligës së Parë të Futbollit (Serie A), raporton Anadolu Agency (AA).

Juventus në epitetin e liderit të ligës, javën e kaluar kishte humbur ndaj Atalanta-s, ndërsa këtë javë priti Sampdoria-n.

Goli i yllit portugez, Cristiano Ronaldo, në minutën e 2-të, mundësoi që Juventus të kalojë në epërsi. Ndërsa Fabio Quagliarella në minutën 33-të nga penalti e barazoi rezultatin, me ç’rast pjesa e përfundoi me rezultat 1-1.

Në minutën e 65 Juventus fitoi penalti, të cilin Ronaldo e shndërroi në gol.

Ndërkohë goli i Sampdoria-s në minutën 90+2 u anulua pasi u rishikua në sistemin VAR.

Me këtë rezultat Juventus arriti në 53 pikë në Serie A.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button