PSP sot pritet ta dorëzojë propozimin e kompletuar për lirimin e Mijallkovit nga Shutka

Propozimi i Prokurorisë Speciale Publike për përcaktimin e masës paraburgim shtëpiak për ish shefin e DSK-së Sasho Mijallkov, sot do t’i dorëzohet Gjykatës Penale, përcjell Portalb.mk. 

Dokumentet për Mijallkovin i cili është i dyshuar në lëndën “Perandoria” dje u kthyen në rishqyrtim ngase ishin të pakompletuar.

Gjykata e Apelit ditë më parë, vendosi që ta lirojë në burg shtëpiak Mile Janakieskin, dhe Kirill Bozhinovskin por edhe të akuzuarit në rastin “Perandoria”, Nenad Josifoviç dhe Zorica Arsovska. Në burg shtëpiak tashmë gjenden edhe biznesmeni Orce Kamçev dhe Cvetan Pandeleski, të akuzuar në rastin “Perandoria”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button