Sulm me bombë në Egjipt, katër persona mbeten vrarë

Tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes egjiptian u vranë dhe 10 persona të tjerë u plagosën kur një bombë goditi autobusin në të cilin ishin ata, rreth 4 kilometra afër Piramidave të famshme të Egjiptit.

Sulmi me bombë është sulmi i parë vdekjeprurës kundër turistëve të huaj në Egjipt brenda një viti. Ende nuk është raportuar se kush ka kryer sulmin, transmeton REL.

Ekstremistët islamikë, duke përfshirë militantë të lidhur me Shtetin Islamik janë aktivë në Egjipt dhe kanë pasur për cak turistët gjatë viteve të kaluara.

Turistët ishin duke shkuar në një shfaqje të Piramidat, tha Lan Le, njëri nga vizitorët.

Ministria e Brendshme e Egjiptit tha se sulmi është kryer nga një bombë me një pajisje të improvizuar që ishte fshehur afër një muri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button