Do të mbyllen dy leximore në Komunën Qendër, të cilat nuk kushtojnë as 2.000 euro në muaj

Komuna Qendër po i mbyll dy leximore “Sllavko Janevski” dhe “Aco Shopov” me fond prej rreth 3.000 libra të donuara pasi që nuk janë paraparë para për atë qëllim në buxhetin për vitin 2019-të, njofton Portalb.mk.

Këto leximore me entuziazëm të madh prej komunës, artistëve dhe leximoreve u hapën në vitin 2015-të, ndërkaq anëtarësimi në të njëjtat, si dhe marrja e librave për lexim ka qenë falas.

“Këto dy leximore nuk bëjnë asnjë harxhim, pasi që vetë librat i kanë donuar entuziastët. Duhet të paguhet vetëm qira, harxhimet për ujë dhe rrimë dhe nga një të punësuar. Ja, kuptova se pronari i lokalit ku është “Sllavko janevski” do ta japë hapësirën për kafe-bar. Të rinjtë le të ekspozohen vetëm nëpër bastore, nuk ka nevojë të dinë se ekzistojnë biblioteka. Kjo është ndërtuar me muaj dhe me motiv të madh dhe tani përnjëherë duhet që të shuhet”, thotë me ironi një lexues.

Nga leximoret nuk e dinë se çfarë të bëjmë me fondin e librave, në mesin e të cilëve ka edhe vepra të shtrenjta, pasi që ato nuk janë në pronësi të komunës dhe nuk kanë hapësirë se ku t’i lënë, as nuk mundet t’i kthejnë mbrapa te donarët. Ata thonë se tek ata po organizohet ndarje e çmimeve, ndërkaq tani konkursi ka mbetur pezull.

Bëhet fjalë për dy leximore që kanë rreth 1.000 anëtarë-lexues. “Sllavko Janevski” gjendet në bulevardin “Dimitrie Çupovski”, ndërkaq “Aco Shopov” është në Qendrën Tregtare “Beveri Hills” në Kapishtec, transmeton Faktor.

Informacionin e kanë konfirmuar edhe nga Komuna Qendër, prej ku thonë se patjetër duhet që të shkurtohet buxheti pasi që të ardhurat do të jenë të zvogëluara, edhe pse bëhet fjalë për harxhim jo të konsiderueshëm.

“Në tre vitet e ardhshme është e paraparë që të ketë më pak para në arkën komunale, për shkak të moratoriumit për ndërtime, kështu që do të ketë më pak para nga komunalet dhe për atë patjetër duhet që të shkurtohen këto çështje. Ne nuk heqim dorë dhe nëse ka para në të ardhmen, përsëri do t’i hapim”, thonë nga Komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button